Elvana dhe Flori - koncertet jo më bashkë. Pse?

Intervista - - JAVA VIP -

Duke qenë se ata të dy i përkasin të njëjtës familje muzikore, Elvana dhe Flori janë bashkë gjatë gjithë kohës. Kështu, shpeshherë ata të dy i kemi parë të perfor- mojnë bashkë, por kohët e fundit kemi vënë re që Flori dhe Elvana nuk po i bëjnë më bashkë koncertet e tyre. Ata të dy kanë filluar të performojnë veç e veç, pa e ditur arsyen pse. Herën e kaluar Elvana dhe Flori ishin në Kosovë, por në dy qytete të ndryshme. Flori ishte në Ferizaj, ndërsa në Prishtinë performoi Elvana. Ndoshta ata të dy e kanë zgjedhur vetë këtë mënyrë menaxhimi dhe këtë e kanë parë si një strategji për të mos u bërë të “mërzitshëm” tek fansat. Megjithatë, e sigurt është se të dyja klubet ku ata kanë performuar, i ka ngritur peshë kënga “Kuq e Zi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.