Soni performon në MTV

Intervista - - JAVA VIP -

Përveç sukseseve në vendin e saj dhe në diasporë, këngëtarja Soni Malaj, ka vendosur të provojë fatin e saj në Lindjen e Mesme. Kështu, më 3 gusht e ka rezervuar linjën e saj të fluturimit për në Liban ku do të jetë pjesë e MTV Lebanon, me performancën e saj live të këngës “Tulipan i bardhë”, në bashkëpunim me Saad Ramadan. Në këtë event, kënga do të këndohet në versionin anglisht me titull “Habibi”. Por projektet e Sonit nuk mbarojnë me kaq sepse ajo po merret me këngën e saj më të re të cilën pritet ta publikojë shumë shpejt. Kënga do të jetë në gjuhën angleze dhe e kompozuar nga Erio Dee dhe Alandy. Gjithashtu edhe kjo këngë do të performohet nga Soni në MTV, në eventin e përvitshëm që mbahet në stadiumin e Libanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.