Pajtohen Eni me Noziyn?

Intervista - - JAVA VIP -

Dikur ata të dy ishin miq, shumë miq madje edhe bashkëpunuan bashkë në muzikë duke sjellë projekte të përbashkëta e bashkëpunime. Por pas bashkëpunimit të tij të fundit, filluan të shfaqen probleme mes tyre që u pasqyruan edhe me largimin e disa klipeve nga youtube dhe duket se edhe shoqëria që kishin mori fund. Por sot duket se kjo hatërmbetje ka mbetur pjesë e së kaluarës sepse shoqëria mes tyre është rikthyer. Këtë e tregon vetë veprimi i Noizyt pasi në llogarinë e tij në Instagram, u ka kërkuar ndjekësve të tij që të bëhen pjesë edhe e llogarisë së Enit. Meqë marrëdhëniet mes tyre tashmë u rregulluan, me siguri presim edhe ndonjë bashkëpunim si tregues edhe i rikthimit të shoqërisë së tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.