Kina po ndërton radioteleskopin më të madh në botë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Astronomët kinezë nuk do të kenë më nevojë për të dhëna “të dorës së dytë”, nga agjensitë e huaja të hapësirës, thanë zyrtarët kinezë këtë javë. Pekini është duke ndërtuar programin e tij hapësinor, me ndërtimin e radioteleskopit më të madh të botës, i cili do të perceptojë zhurmat nga hapësirat më të largëta.

Pjata e teleskopit, e vendosur thellë në malet në jugperëndim të vendit, në provincën Guizhu, do të jetë e para e llojit të vet për Kinën dhe do t’i lejojë programit hapësinor ushtarak të grumbullojë të dhënat e veta. Vu Xiangpin, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Astronomike Kineze, i tha Xinhua, agjencisë zyrtare të lajmeve në vend, se për vite të tëra shkencëtarët kinezë kanë punuar me të dhëna të “dorës së dytë”, të mbledhura nga programet e tjera hapësinore, gjë që e ka penguar Kinën të bëjë zbulime të rëndësishme.

Pjata e teleskopit do të ketë një perimetër afro 1600 m, sipas Xinhua dhe në afërsi të tij nuk ka qytete, gjë që shkencëtarët thanë se është ideale për të minimizuar ndërhyrjen e zhurmave.

“Duke pasur një teleskop më të ndjeshëm do të mund të kapim mesazhet radio më të dobëta dhe më të largëta. Kjo do të na ndihmojë ne të kërkojmë për një jetë inteligjente jashtë galaksisë sonë dhe të eksplorojmë origjinën e universit”, tha Xiangpin. Lajmi për telesko- pin vjen vetëm pas dy muajsh pasi Kina deklaroi aspiratat e saj për të çuar një anije kozmike në anën më të largët të Hënës, mision që mund të plotësohet nga viti 2020. Kina gjithashtu ka shprehur interesimin e saj për të marrë pjesë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, (SHN), por aktualisht ajo nuk mund ta bëjë, sepse kjo mundësi u përjashtua në vitin 2011, kur kongresi amerikan kaloi një ligj, që për probleme të sigurisë kombëtare, amerikanëve u ndalohet të kontaktojnë zyrtarisht me programet hapësinore kineze.

Teleskopi sferik me një hapje të vetme, i quajtur FAST, do t’ia kalojë në përmasa Observatorit Arecibo, në Puerto Riko, që drejtohet nga amerikanët, sipas autoriteteve kineze do të fillojë punë në vitin 2016. Teknikët filluan të punojnë për montimin e pasqyrës së teleskopit, e cila do të ketë një diametër prej 90 metrash dhe do të jetë e përbërë nga 4 450 panele. Secili prej paneleve do të jetë një trekëndësh barabrinjësh me brinjë 10 m. Pjata gjigande do të varet mbi tokë, e mbvështetur në mijëra shtylla çeliku dhe kabllo dhe poshtë saj do të ketë pasazhe për mirëmbajtjen. Do të ketë edhe një platformë vrojtimi ndërtuar në një kodër aty pranë për vizitorët që do të duan të shohin teleskopin.

Njëri nga specialistët i deklaroi Xinhuasë se, sa më e madhe është pjata, aq më i fuqishëm është teleskopi dhe aq më shumë sinjale të dobëta do të perceptojë ai. “Një radio teleskop është si një vesh i ndjeshëm që do të dëgjojë mesazhe radioje nga zhurmat e universit. Është si të identifikosh zhurmën e gjinkallave në një stuhi”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.