Një inxhinier ka ndërtuar për 3 vjet një shtëpi të varur të teknologjisë së lartë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Xhono Uilliams, një inxhinier i lëndëve plastike dhe dizenjator grafik, që jeton në veri të Zelandës së Re, ka ndërtuar një shtëpi të varur të teknologjisë së lartë. Ai e ka quajtur atë “Skysphere”Sfera qiellore, një lloj shpelle moderne ku ai mund të shkojë kur dëshiron të rrijë vetëm. Shtëpia ndodhet mbi një kullë çeliku, e rrethuar nga të gjitha anët me xham dhe rreth e rrotull nga pemët. Kulla e lartë me shtëpinë në majë bie në sy në fushat zelandeze. “Jam munduar që çdo aspekt i saj të jetë origjinal”, thotë Uilliams. “Unë jetoj pranë një fushe më eoliene, mbase e kam marrë frymëzimin prej tyre...”. Uilliams ka punuar në ndërtimin e shtëpisë për tre vjet, duke harxhuar afro 3000 orë punë të përditshme. Ai e realizoi ndërtimin e shtëpisë në atë pak kohë të lirë që kishte sepse punon si një inxhinier plastik dhe dizenjator, përveçse drejton edhe shoqërinë e vet. Skysphere funksionon krejtësisht me energji diellore dhe panelet janë vendosur në çatinë e shtëpisë. “Panelet diellore janë dizenjuar për t’i dhënë energji shtëpisë dy ditë në javë, pasi ajo është ndërtuar për të kaluar fundjavën”, tha ai. Uilliamsi e ka programuar sistemin e ndriçimit dhe të sigurisë që të kontrollohet nga telefoni i tij. Edhe ndriçimi LED mund të komandohet me zë. Skysphere duket e mahnitshme gjatë natës, me dritat hapur. Uilliams bile ka ndërtuar një ftohës birre të instaluar në kolltukun e tij që i dërgon njoftim atij kur po i mbarohet energjia. “Objekti im i preferuar është një frigorifer i instaluar në krahun e kolltukut, që mund të mbajë 12 birra, ndërkohë që ftoh edhe 36 birra të tjera”. Krahu ka një mbajtëse gotash kur frigoriferi është i mbyllur. Kulla ka hapësirë të mjaftueshme për një krevat të rehatshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.