A2V Lili, anija shumë e shpejtë që fluturon mbi ujë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Inxhinierët po konceptojnë makina gjithnjë e më të shpejta dhe efikase, jo vetëm në tokë, por edhe në ujë. Një shembull i tillë është A2V Lili, një anije me formë aerodinamike, me të vërtetë mbresëlënëse. Projekti për ndërtimin e A2V (Advanced Aerodynamic Vessel), anije me aerodinamikë të përparuar, ka filluara para disa vjetësh. Objektivi ishte të krijohej një anije, e aftë të ngrihej mbi ujë, për të ecur më shpejt. Po kështu, sa më shpejt të ecë anija, aq më e lehtë bëhet ajo dhe kjo redukton në mënyrë drastike konsumimin e lëndëve djegëse. 400 kuajt fuqi i lejojnë asaj të arrijë lehtësisht shpejtësinë prej 40 nyjesh detare, duke i dhënë kështu edhe një stabilitet të madh. Lili nuk i trembetndalimit të menjëhershëm. Vetëm në disa metra, ajo ndalon edhe pa u përplasur me ujin. Anija sapo ka bërë udhëtimin e parë në brigjet franceze dhe mbase edhe ne ndonjë ditë do të mund të lundrojmë me anije të tilla...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.