Poezia

Intervista - - POSTA -

“Kujtimet e fëmijërisë ...”

Po filloj të shkruaj më duket vetja i huaj vitet kanë kaluar thjeshtë mbetëm duke kujtuar Në një stol me shoqen time erë fryn, shi nuk bjen u mbërthyem në kujtime në mendje çfarë nuk vjen Kujtonim klasën e parë - A të kujtohet sa kam qarë - Unë jo, nuk qava kurrë që fëmijë, dukesha burrë Kur u rritëm pak morëm krahë nostalgji të vrapoja e lirë mendoja bota “Çfarë nuk ka ?!” ta njoh dua me shumë dëshirë Kur gjithë bota ishte në gjumë unë qëndroja ende zgjuar gjyshen e zgjoja unë përralla për të më treguar Kurse unë nisesha për shkollë merrja rrugën me nxitim por nuk shkoja nga mëndja e hollë rrija cepash me shokun tim Nuk shkoi jeta aq shtruar si mendoja gjërat shumë gjatë kësaj rruge, disa janë larguar nga ata që i doja unë Të rrethuar nga shumë shokë tashmë të burrëruar femijëria na mungon nga ajo kam buruar U ktheva tek oborri im i vjetër mora prapë litarin duke luajtur por tani ndihesha tjetër loja shkelqimin kishte humbur Ah këtu heshtëm, ngelem pa fjalë çdo lot që pikonte kishte shije sytë e sajë lexoja, kishin shumë mall e përqafova lehtë si në ato ditë femijërie!

Armando Vonaj

Imazhi i jetes time

Errësira pushtoi gjithçka me vellon e saj, madje deri thellë në shpirtin tim ka hyrë, e unë që ndiehem si brenda një guaske, që nuk ka as dritare e as dyer... Mes yjesh në qiellin e kaltër, kërkoj për yllin që të ngjason ty, por e shoh që mundimi më shkon kot, si ty zoti nuk mund të krijojë, dy !... Në sfond dëgjoj një këngë të bukur, as ajo nuk mund të më shpërqëndroj, se në mendje kam vetem një melodi,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.