Si mund të bëhem nënshtetas italian?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Z. Naim Balluku, jam emigrant në Itali, që nga viti 2004. Kam mbaruar studimet e larta për ekonomi në Breshia. Jam i punësuar bashkë me bashkëshorten. Theksoj që kam dhe një fëmijë. Kërkoj të bëhem nënshtetas italian, prandaj kërkoj të dij çfarë dokumentash duhet të bëj?

-

I nderuar letërshkrues, nënshtetësia italiane sipas legjislacionit Italian bazohet në parimin e sanguinis ius (e drejta e gjakut), kur një fëmijë është i lindur nga një baba italian ose nënë italiane; por shtetësia italiane jepet në këto raste:

1. Mënyra e marrjes automatike.

2. Mënyra e marrjes me kërkesë.

3. Martesa me qytetar/ qytetare italiane. 4. Natyralizimit. - Në rastin Tuaj, shtetësia mund të kërkohet nëpërmjet natyralizimit. Në rastin e natyralizimit për marrjen e shtetësisë, janë kërkesat e mëposhtme dhe kërkohen dokumenta specifike vetëm për këtë proçedurë, si më poshtë:

1. dhjetë vite residencë të ligjshme;

2. të ardhura të mjaftueshme;

3. mungesë të precedenteve penale;

4. heqjes dorë nga shtetësia e origjinës (ku është e aplikueshme).

Numri i viteve mund të reduktohet në rast se aplikuesi plotëson kushtet;

- tre vjet të qëndrimit ligjor për pasardhësit nga ish-shtetas italianë nga lindja, deri në shkallën e dytë dhe për të lindurit në tokën italiane

- katër vite residencë ligjore për qytetarët që bëjnë pjesë në BE

- pesë vjet residencë ligjore për personat pa shtetësi dhe refugjatë

- shtatë vjet qëndrim të ligjshëm, si fëmija e e adoptuar nga një qytetar Italian

- nuk kërkohet asnjë periudhë residence për të huajt që i shërbejnë Shtetit për një periudhë prej të paktën pesë vjet, madje edhe jashtë vendit. Kërkesa për natyralizim duhet t’i drejtohet Presidentit të Republikës dhe të paraqitet pranë Prefekturës së provincës së rezidencës. Dokumentacioni që paraqitet për kërkesën e marrjes së shtetësisë janë: Dokumenta vetëdeklarues, vertetim për rekordet e përgjithëshme gjyqsore (apostile), çertefikatë të statusit familiar (apostile), çertifikatë e historisë së qëndrimit; nëse komuna të banimit ligjore do të jenë më shumë se një, duhet të paraqitet një çertifikatë të historisë së qëndrimit për secilën komunë (apostile); kopje autentike model 740 apo 101 për tre vitet para aplikimit, ose vertetimin e lëshuar nga zyra e taksave kompetente për deklarimin dhe pagesat tatimore për tre vite para dorëzimit të aplikimit.

- Ndërsa dokumenta jo – vetëdeklarues janë:

- Kërkesa për shtetësi të bëhen në bazë të një moduli në dispozicion në prefekturën kompetente që lidhet me vendbanimin e të interesuarit; Certifikata e lindjes së vendit të origjinës me të gjitha të dhënat përkatëse; dhe në pamundësi, vërtetim i lëshuar nga autoritetet diplomatike ose konsullore të vendit të origjinës, përkthyer dhe legalizuar në të cilën janë të dhënat personale (emri, data dhe vendi i lindjes), si dhe atësia dhe amësia e aplikantit; Çertifikatë penale nga vendi i origjinës dhe nga vende ku ka qenë banues. Autorizim nga autoritetet kompetente të vendit të origjinës për lëshimin e të gjithë informatacionit në lidhje me llogarinë e tyre të kërkuara nga autoritetet diplomatike italiane, për të plotësuar modulin e parapregatitur që tërhiqet nga Prefektura.

- Deklarata që heq dorë nga mbrojtja e autoriteteve diplomatike dhe konsullore italiane nga autoritetet e vendit të origjinës, ku plotësohet moduli i parapregatitur për t’u tërhequr nga Prefektura (vetëm për ata që aplikojnë për shtetësi për qëndrim në Itali); Çertifikata e shtetësisë italiane të bashkëshortit apostile (vetëm për ata që aplikojnë për shtetësi për martesë).

Ashtu sikurse theksuam, për të aplikuar për shtetësinë italiane, në kushte normale do të ju duhet të keni një residencë jo më pak se 10 vite në Itali. Duke qenë se ju jeni resident që nga viti 2004, mendoj se jeni në kohë për të bërë aplikimin për shtetësi. Kërkesa për shtetësinë italiane që lidhet me residencën përcaktohet në nenin 9 të Ligjit nr. 91/92 mbi shtetësinë. Ky ligj thotë se shtetësia mund të jepet; të huajve, sipas proçedurave të përcaktuara ligjore. Kërkesa duhet të dorëzohet në Prefekturën e vendbanimit duke plotësuar formularin B dhe bashkëngjitur dokumentet e kërkuara në origjinale ose fotokopje: Sipas Ligjit në dekretin nr. 5/2012 për thjeshtimin dhe zhvillimin e të gjitha kërkesave, të gjithë dokumentat e tjera të parakërkuara (gjendja gjyqsore, padi në pritje, çertifikatë e residencës, statusi familiar, CUD 730 ose Modeli Unik), mund të jenë të vetë-çertifikuar në formën e duhur, dhe ku Prefektura mund të verifikojë vërtetësinë e dokumentacionit të deklaruar, sipas një proçedure të brendshme nëpërmjet komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë, të komunës së banimit dhe Agjensisë të të Ardhurave. Duhet patur kujdes se për çdo deklarim të rremë, konsiderohet mashtrim dhe i nënshtroheni sanksioneve.

Koha për shqyrtimin e kërkesës është 730 ditë, ose dy vjet nga koha që kërkesa është pranuar nga autoriteti. Në rast të një rezultati të favorshëm, prefektura do të njoftojë personin brenda 90 ditëve nga marrja e dekretit të shtetësisë nga Autoriteti. Pasi personi ka dekretin në dorë duhet ta paraqesë në komunën e rezidencës brenda 6 muajve nga njoftimi, për të marrë betimin për besnikëri ndaj Republikës sipas art. 10 të shtetësisë, ligjit (Ligji 91/1992). Pas skadimit të kësaj periudhe dekreti nuk do të ketë vlefshmëri dhe personi duhet të riaplikojë për shtetësi dhe për të plotësuar sërisht të gjitha dokumentet. Ju mundeni të kontrolloni statusin e praktikës nëpërmjet faqes së dedikuar për Ministrinë e Brendshme, i shoqëruar me përdoruesin e regjistruar me protokollin dërguar nga Prefektura e aplikantit pas paraqitjes së kërkesës. Derisa ju të shihni shënimin se hetimi u përmbyll, kërkesa për shtetësi është ende në diskutim. Kërkesa e shtetësisë për Residencë ka një hetim të dyfishtë që nuk është aktualisht i dukshëm nga aplikanti në sitin e Ministrisë së Brendshme. Në fazën e parë të hetimit Prefektura kontrollon se dokumentacioni i paraqitur është korrekt dhe i saktë, duke dhënë një opinion mbi kërkesën. Më pas praktika shkon në Ministrinë e Brendshme, e cila bën një vlerësim të dytë. Të dy mendimet mund të mos jenë të barabarta. Prefektura nuk mund të vazhdojë trajtimin e investigimit pa një përgjigje nga ana e Ministrisë. Duke parë që përdoruesi nuk mund të verifikojë deri në çfarë pike duhet të jetë kërkesa e tij (si në Ministri apo Prefekturë) është mundësia t’i kërkojë prefekturës kompetente mbi stadin e praktikës.

Po në rast se kanë kaluar 2 vite? Me Qarkoren 6415/2011 Ministria e Brendshme ka përsëritur se çdo vonesë në miratimin e një kërkese të marrë nga ana e Prefekturës, pas 730 ditësh për shembulltëtrajtimit, nukdotëthotë pranim ose refuzimin e aplikimit. Në këtë rast ju mund të kërkoni nga Gjykata t’i kërkojë Administrimit Publik për të marrë masa në lidhjemepraniminoserefuzimine aplikimit për shtetësi. Kjo proçedurë nuk nënkupton nevojen për të zgjedhur një avokat, i cili është i detyrueshëm në rastet kur vendosni të aplikoni në gjykatë. Për një ndihmë direkte për këtë problem, ju rekomandojmë që për të gjithë këto proçedura, të kërkoni konsulencën dhe ndihmën konkrete të Zyrës së Patronato INAS CISL, të zones ku banoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.