Çfarë efektesh anësore ka dieta me afat të shkurtër?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Ju lutem më thoni a janë të mira programet e dietave të shkurtra? Cilat janë efektet anësore më të këqia të këtyre lloj dietave, dhe a e rekomandoni ju?

Mario instruktor: - Nuk ja këshilloj askujt dietat drastike, sepse kanë shumë efekte anësore. Të tilla janë dietat me afat të shkurtër. Këto lloj dietash nuk i japin kohë organizmit të përshtatet me dobësimin.

Prandaj ato kanë shumë efektet anësore. Kryesorja është varja e lëkurës që është edhe më e dukshmja dhe, për mua, më e shëmtuara. Më mirë pak i/e shëndetëshëm, sesa një lëkurë e varur. Efekt tjetër anësor është infertiliteti, që ka lidhje me prodhimin e hormoneve. Pres saj do të keni çrregullim të hormoneve, dhe, nëse jeni femër, kjo gjëndje bëhet akoma më e rënduar tek ju. Gurët në tëmth, gjë e cila ndërhyn në ekuilibrin midis kripërave dhe kolesterolit janë një efekt tjetër anësor. Dëmtimi i mëlçisë, diabeti, rënia e flokëve e cila ndodh sigurisht nga mungesa e proteinave dhe vitaminave që merren kryesisht nga ushqimi janë të tjera pasoja. Ndaj unë ju rekomandoj vetëm një dietë me regjim ushqimor të rregullt: Të hani pak nga të gjitha dhe kjo e shoqëruar me ushtrime fitnesi, vrap në natyrë, apo dhe not në det. Absolutisht mos mbani dietë drastike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.