E kam syrin e shtrembër, a rregullohet?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Mirdita doktoresh Rezarta, jam 18 vjeçe dhe kam syrin e djathtë të shtrembër. Më kanë thënë ta bëj operacion, por unë kam shumë frikë dhe ndaj s’e kam bërë. Ju çfarë më sugjeroni, a do të kem komplikime nëse bëj operacion për ta drejtuar? Theksoj që jam natyrë shumë e ndjeshme, më kap paniku shumë lehtë. Pres një përgjigje nga ana juaj. Faleminderit. Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - E dashur letërshkruese! Më vjen keq për problemin tuaj të syrit, pasi, përveçse ai është një problem shikimi, është edhe problem estetik. Syri i djathtë, duke qënë convergent (që sheh nga brenda nga ana e kundërt), është sy të cilit nuk i është zhvilluar aftësia e të parit dhe kështu që ai ka mbetur sy ambliop (dembel). Në këto kushte ju nuk keni aftësi të mirë shikimi me syrin e djathtë, por edhe me të dy sytë njëkohësisht, pasi për të krijuar pamjen trepërmasore të figurës ose stereoskopike (tridimensionale), personi duhet të ketë të dy sytë drejt, paralel boshtet e të dy syve drejtuar drejt objektit trupore. Përsa i përket operacionit, ai hyn tek ndërhyrjet estetike dhe bëhet për përmirësim të bukur, pasi efekti i tij tashmë në shikim nuk ka kuptim. Ndërhyrjet kirurgjikale për diagnozën strabismus janë efektive edhe në shikim, kur ato kryhen në moshë të vogël nën 8 vjeç, moshë të të cilën ende nuk ka përfunduar plotësisht strabizmi i parametrave ortoptike të shtimit tek fëmija.

Nëse ndërhyrjet në moshë të vogël, dhe ndërhyrja kombinohet edhe me vendosjen e syzeve korrigjuese me numër dhe me terapi mbyllëse me fasho mbyllëse, atëherë pritet një rezultat maksimal edhe në përmirësimin e strabizmit, përveçse në aspektin estetik (në drejtimin e syve). Në rastin tuaj problemi qëndron në moshën tuaj e cila është relativisht e madhe. Ju jeni 18 vjeç dhe ndërhyrja do të bëhet jo për përmirësim shikimi, por vetëm estetike për drejtimin e syve. Ndërhyrja bëhet me anestezi lokale në sy pa anestezi të përgjithshme dhe konsiston në lirimin e vendit të fiksimit të muskulit rectus medialis (muskuli i drejtë i brendshëm i syirt), vetëm ose edhe duke e shqetësuar edhe me tërheqjen e muskulit të drejtë të jashtëm të syrit (musculit rectus lateralis). Në përgjithësi ndërhyhet vetëm tek syri i shrembër, por ka edhe raste që ndërhyhet edhe tek syri tjetër, pasi sytë janë të lidhur me njëri-tjetrin me sistemin e bindularitetit dhe në momentin që ndërhyhet tek syri i shtrembër dhe e sjellim drejt, futet po brenda në konvergencë syri që ishte i paprekur. Në këto kushte ndërhyhet edhe te syri tjetër. Shpresoj t’ju kem sqaruar mirë pyetjes tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.