Jashtëqitjen e kam me gjak, çfarë më këshilloni?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

E nderuar nënë! Një fëmijë tre vjeçar, mbështetur në një zhvillim psikomotor të mirë, duhet të dijë të flasë rrjedhshëm, të pyesë vazhdimisht e të jetë kurioz, të bashkëpunojë me familjarët e fëmijët e moshës së vet dhe të jetë i atletizuar mirë. Nisur nga kjo, le të themi që fëmija juaj është i disfunksionalizuar në një fushë të zhvillimit që është sektori i të folurit (pa e parë atë, vetëm me ç’thoni ju). Në këto mosha, për arsye të ndryshme, fëmijët që nuk kanë zhvillim psikik, inteligjent e motorik të mjaftueshëm, nuk flasin mirë. Edhe disa fëmijë të tjerë, që kanë mangësi paaftësinë për të folur mirë, që bëjnë gabime gramatikore, që janë tepër të lëvizshëm e të papërqendruar, që nuk shikojnë në sy, veçohen e mbyllen në vetvete, të quajtur fëmijë me çrregullim autik, ndeshen në këtë formë e në këtë moshë. Edhe paaftësia për t’u shoqëruar me të tjerë, sidomos me moshën e vet, për të luajtur si domosdoshmëri zhvillimi, ndeshet si në vonesat e zhvillimit inteligjent, paaftësitë

- Doktoreshë Valdete, kam një problem që më shqetëson. Jam 28 vjeçe dhe ndonjëherë dal me vështirësi dhe më çahet pak anusi. Përdor një krem dhe çdo gjë vazhdon normalisht. Por u bënë disa ditë që, pasi dola me vështirësi, jashtëqitja ime është normalizuar derisa mund të dalë dy herë në ditë. Kjo nuk më ka ndodhur gati asnjëherë. Shqetësimi im është se bashkë me jashtëqitjen që e kam pasur të qetë dhe normale, këto tre ditë është shoqëruar me gjakderdhje të shumtë, tre sekonda para dhe bashkë me jashtëqitjen. Theksoj që nuk ndiej asnjë dhimbje.

Dr. Valdete Malaj, gastrohepatologe: - E nderuar 28 vjeçare me përshkrimin e letrës tuaj kuptojmë që ju duhet të vizitoheni menjëherë. Dhe veç kësaj, besoj, duhet t’i nënshtroheni një egzaminimi që quhet kolonoskopi, egzaminim ky i zorrës së trashë. E them këtë sepse ka shumë sëmundje të zorrës që shoqërohen me gjakderdhje. Nuk mund t’ju jap asnjë lloj mjekimi, apo shpjegim tjetër përveçse këshillen që të vizitoheni menjëherë pa u rënduar gjëndja juaj shëndetësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.