Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Një bjondinë zien disa vezë dhe i jep vëllait për të ngrënë.

- Uf, sa të forta! - thotë vëllai. - Sa minuta i ke zier? - 30 minuta! - Tridhjetë minuta?! Po vezët nuk duhen zier më shumë se 10 minuta!

- E di e di, po këtu janë 3 vezë! Pyet francezi gjermanin: - Të dhanë shpërblim në punë sivjet?

- Po, po... Me të, bleva një shtëpi në periferi. - Po të tjerat? - Me të tjerat bleva një Porsh Karrera. Po ty, të dhanë shpërblim? - e pyet gjermani francezin.

- Po, po, edhe unë mora... Me të bleva një apartament për vajzën.

- Po të tjerat?

- Me ato që tepruan bleva një Audi A6 Avant.

Atëhere të dy kthehen të pyesin shqiptarin që deri në atë moment kishte heshtur:

- Po ti, more shpërblim sivjet?

- Po, po... Me të, bleva një biçikletë për të shkuar në punë... - Po të tjerat? - Të tjerat m’i shtoi babi nga rroga e tij!

Roja e lumit sheh një njeri që bëhet gati të hyjë në lumë.

– A nuk e sheh që është e ndaluar të lahesh këtu? - i tërheq vëmendjen ai.

- Po unë nuk do të lahem! Kam ardhur të mbytem...

- Aha, ky është muhabet

tjetër... Më fal që të pengova!

Burri e çon gruan me dhimbje në maternitet dhe vetë shkon të flejë në shtëpi. Në mëngjes, gruaja e merr në telefon: - Burrë, na lindi fëmija... - Oh, zemër, urime! Vajzë apo djalë? - Djalë! - Marshalla! E kujt i ngjan? - Njërit atje te puna, nuk e njeh ti...

Një luan rrinte shtrirë e ngrohej në diell. Papritur, aty pranë kaloi milingona duke vrapuar.

- Për ku je nisur kështu me nxitim? - e pyet luani.

- Nuk e ke marrë vesh? Ka bërë aksident elefanti me hipopotamin.

- Po ti, pse vrapon? - habitet luani.

- Po shkoj të dhuroj gjak... - u përgjigj milingona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.