Lumi B dhe “Top Fest 12”

Intervista - - MUZIKE -

-Të flasim për “Top Festin” keni besuar se do ta fitonit ?

- Çdo konkurrent pjesmarrës besoj se e ka atë qëllim kur vendos të marrë pjesë në një gare. Megjithatë nuk është fitorja gjithçka, pasi gjatë përformancës, kur i gjithë publiku u ngrit në këmbë duke kënduar sëbashku me ne, ishte një emocion i madh. Në ato çaste as nuk më shkonte fare mendja tek çmimi i madh, pasi ajo ishte fitorja jonë! Gjej rastin të falenderoj edhe stafin e “Top Fest” dhe të gjithë njerëzit që na votuan. - 3 çmime të fituara… - Çmimet kanë rëndësine e tyre, por për ne kryesorja është pëlqimi i këngës.

- Pse zgjodhët të bashkëpunonit përsëri me Ledrin dhe Ermalin?

- Pas publikimit të këngës “Tavolina” dhe suksesit të madh që njohu ajo këngë, e kuptuam se publiku e pëlqente kombinimin e ne të treve, kështu që vendosëm të vazhdojmë me një projekt tjetër.

- Kënga “Shko” ishte një kënge e krijuar posaçërisht për “Top Fest”?

- Jo, pasi në fillim ishte idea që ta lançonim në dimër. Menduam të mos përsërisnim veten dhe të vinim me një baladë ndryshe nga kënga e parë që ishte ritmike. Më pas menduam si opsion për publikimin e saj në “Top Fest” dhe kjo rezultoi se ishte zgjedhja e duhur.

- A kishit frikë që “Tavolina” mund të eklipsonte “Shko”, duke shikuar suksesin e madh që ajo kënge pati?

- Nuk e kishim këte merak, pasi këto janë dy këngë të ndryshme nga njëra-tjetra.

- A mund të ketë më bashkpunime mes Lumit, Ledrit dhe Ermalit,apo projektet mbarojnë këtu?

- Bashkëunime gjithsesi do të ketë mes nesh,por për momentin nuk është koha e duhur. Pasi tani është momenti që të lançojmë këngët tona personale.

- Më shuani një kuriozitet, si i ndatë kupat mes njëri-tjetrit?

- Nuk e kishim shumë të vështirë pasi kishim 3 kupa për 3 persona nëse do të kishim marrë dy është problem (Qesh)… - Preferon, “Tavolina” apo “Shko”? - Nuk mund t’i ndaj. Të dyja kanë vendin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.