Fjolla Morina udhëton drejt Amerikës, babai i fëmijës së saj, fejohet!

Intervista - - JAVA VIP -

Ndërkohë që modelja dhe këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina është duke numëruar ditët deri në lindjen e vajzës së saj, burri që e la shtatzënë, është fejuar me dikë tjetër. Fëmija që Fjolla pritet të sjellë në jetë mban atësinë e biznesmenit Flamur Azemi me të cilin flitet se Fjolla kishte një lidhje dy vjeçare e cila përfundoi pa u marrë vesh arsyeja pse. Tashmë ai është fejuar me Zana Aliun, e cila ka postuar në faqen e saj në instagram fotografi që vërtetojnë fejesën e çiftit. Nuk e dimë pse kjo fejesë u bë kaq shpejt, ende pa lindur Fjolla, por duket se biznesmeni është dashuruar me vajzën që ka në krah aktualisht. Shpresojmë që Zanës të mos i ndodhë e njëjta gjë si Fjollës e cila së fundi, ka udhëtuar drejt Amerikës ku edhe ka zgjedhur të sjellë në jetë vajzën e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.