Kledi Kadiu dhe 18 vjeçarja që do ta bëjë baba

Intervista - - JAVA VIP -

Lidhja aktuale e balerinit shqiptar Kledi Kadiu u përfol shumë për shkak të diferencës së madhe në moshë; ai 41 ndërsa ajo 18 vjeçe. Por, duket se dashuria e tyre është aq e madhe saqë shumë shpejt do të sjellë në jetë edhe frytin e saj, një fëmijë. Balerini shqiptar qe prej vitesh tashmë po zhvillon karrierën e tij të suksesshme në Itali, do të bëhet prind për herë të parë. Ka qenë vetë Kledi ai që ka bërë publike foto të tij me të dashurën italo-franceze Sharlot, bashkë me lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës. Ja, çfarë shkruan Kledi vetë: “Dje ka dalë në media një lajm që më përket mua. Të gjithë ata që nuk e dinë, doja t’i informoja se janarin që vjen, bukuroshja ime do të më bëjë baba. Më ka bërë dhuratën më të bukur në botë. Jam shumë i lumtur”, e ka mbyllur deklaratën e tij balerini. I urojmë çiftit jetë të lumtur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.