Bleona del nga spitali

Intervista - - JAVA VIP -

Çdo gjë që ajo bën, përbën lajm. Këngëtarja Bleona Qereti, e cila prej kohësh tashmë jeton në Amerikë ku edhe po kërkon vazhdimisht arritjen e suksesit, para disa ditësh ka qenë sëmurë dhe është shtruar në spital. Menjëherë pas studios, ajo ka nxituar për në spital dhe sipas Bleonës, arsyeja ka qenë puna e shumtë, rraskapitja dhe jeta në aeroplan. Këtë ajo e ka shoqëruar edhe me foto, ku të menjëhershme kanë qenë komentet e fansave të cilët i uronin Bleonës shërim të shpejtë. Për fat të mirë, tashmë Bleona është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali. “U ktheva në këmbët e mia dhe tani jam gati për shou. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e ngrohta”, ka shkruar këngëtarja përbri fotos së publikuar në Instagram. Bleona aktualisht po jep disa koncerte në Shqipëri, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe projektet e reja të cilat do t’i realizojë shumë shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.