Filluan reg jistrimet

Intervista - - SPORT -

Eraldo Harlicaj: - Progni, urime për golin! A mund t’i rikujtoni emocionet e provuara? Gerhard Progni: - Të falënderoj. Akoma më rrënqethet trupi kur e kujtoj. Të shënosh në atë stadium të stërmbushur, përballë tifozerisë tënde duke vulosur rezultatin, është diçka e jashtëzakonshme, që shpresoj të përsëritet. Më vjen shumë mirë që u dhurova një gol të bukur tifozave korçarë; ata e meritojnë. - Goli ishte fantastik, por qetësia juaj, e frikshme… - E dija se Vangjeli do të asistonte në atë mënyrë, ndoqa rrjedhën e aksionit dhe në momentin që gjendesha përballë portierit, po shikoja lëvizjet e tij. Qëndrova i qetë dhe po prisja momentin e duhur për të goditur. - Si e prisnit ndeshjen? - Prisnim një ndeshje mjaft të vështirë. Kishim bindjen se do të përballeshim me një ekip mjaft të motivuar që do të jepte gjithçka për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. - Fusha e lojës e forcoi apo e hodhi poshtë bindjen tuaj? - Fusha e lojës e forcoi bindjen, pasi Milsami nuk është dorëzuar për asnjë minutë dhe ka luftuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Meritojnë respekt, pavarësisht faktit se ekipi ynë është më lart në cilësi. - Cili ishte momenti më përcaktues i ndeshjes? - Nëse prisni të them se ishte goli im, e keni gabim... (Qesh) Mendoj se momenti që ndikoi në rrjedhën e lojës ishte dalja me të kuqe e lojtarit të Milsamit në minutën e 13-të. - Shorti ju vendosi përballë Dinamon e Zagrebit. Keni një koment për këte? - Mendoj se shorti mund të ishte treguar pak më bujar me ne, por nuk do të dorëzohemi. Dinamoja është një ekip me shumë histori, ka shumë nivel dhe ne do ta respektojmë maksimalisht, por nuk na tremb kjo gjë. - Besoni se do të kualifikoheni? - Ne do të luajmë të gjitha kartat për ta bërë diçka të tillë. Me mbështetjen e tifozerisë, asgjë nuk është e pamundur. - Deri ku mendoni se do të arrini? - Sikur ta dija, do të ta thoja me kënaqësi. (Buzëqesh) Ne i kemi të gjitha mundësitë për të bërë vërtet mirë. - Si i shihni ndeshjet e Play-off-it? - Do të jenë 180 minuta vendimtare përballë një kundërshtari tepër të vështirë. Ne do të luajmë shancet tona dhe do të mundohemi të bëjmë maksimumin. - Ju jeni futur në një nivel të ri konkurrimi. A mendoni se ekipi duhet të ndërhyjë në merkato? - Ky grup lojtarësh ka merita shumë të mëdha që Skënderbeu është këtu dhe jam i sigurtë se mund të përballojë çdo kundërshtar. Nëse vjen një emër cilësor, do të ishte mjaft mirë për ekipin. - Cili është çelësi i suksesit të ekipit tuaj? - Grupi është çelësi. Kemi një atmosferë mjaft të mirë dhe jemi të bashkuar me njëri-tjetrin; nuk kemi kontradikta ndërmjet lojtarësh. - A mund ta dimë se si ju motivon në dhomat e zhveshjes profesor Mirel Josa?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.