-Ushqimet që duhen shmangur gjatë verës-

Intervista - - SPECIALE -

Është verë, dhe sigurisht që ashtu si cdo sezon tjetër trupi duhet të konsumoje disa ushqime të caktuara, të cilat na bejne mirë për përballimin e vapës së tmerrshme që ka pushtuar vendin dhe jo vetëm… Është vërtetuar se gjatë verës trupi ynë fiton më shumë peshë se gjatë periudhave të tjera, kështu që ushqimi është një faktor kyc në mbarëvajtjen e verës, por edhe të pushimeve. Sepse nuk janë pak rastet kur helmimi nga ushqimi kthehet në makthin e pushimeve duke bërë që të mos jenë dhe aq te bukura sa të parashikuara ne fillim… ne fakt, me poshtë nuk do flasim për ushqimet që duhet të konsumojmë por për ato që NUK duhet të konsumojmë. Kështu ua themi edhe më qartë rrezikun!

1- ERËZAT DHE CDO GJË PIKANTE

Erëzat sigurisht që mund të “gjallërojnë” gjithë vaktet tuaja, ama, më mirë ti shmangni në periudhën e verës. Kjo sepse erezat dhe sidomos ato më pikantet e “nxehin” edhe më shume metabolizmin tuaj, dhe sikur të mos mjaftonte nxehtësia e gjeneruar automatikisht nga jashtë, ambienti. Kjo con në shpërqendrim, pagjumësi.

2-MISHRAT

Ajo që ne fakt të gjithë ne duket se e konsumojmë edhe më shumë gjatë verës, mishrat e të gjithë llojeve, duke filluar nga mishi i vicit, i pules apo edhe frutat e detit

duken sikur e kane sezonin e tyre të konsumit, nuk jane edhe aq të shëndetshme. Konsumi i tepërt i mishit bën një person të djersijë më shumë, të ketë probleme me tretjen e ushqimit dhe e kundërta, të ketë diarrhe.

3-USHQIMET E MBYTYRA NË VAJ

Ajo që amerikanet e kanë emërtuar si junk food, pra ushqim “mbeturinë” apo ushqim i panevojshëm thënë ndryshe, është një ndër armiqtë kryesor të metabolizmit tonë gjatë periudhës së verës. Këtu futen ushqimet “fast food” të mbytura në vaj. Epo, emri flet vete!

4-ÇAJ OSE KAFE

Ideja se pa një ose më shumë kafe në ditë nuk rrihet, apo se një caj i ftohtë në mes të vapës është parajsa në fakt është disi i gabuar dhe mbi të gjitha jo dhe aq e shendetshme. A e dini se kafeina dhe pije të tjera me permbajtje të lartë sheqeri pavaresisht se janë lëngje cojnë në dehidratim në periudhen e verës? Ato heqin një përmbajtje të konsiderueshme uji nga trupi ynë, duke bërë që lëkura jonë të duket edhe me më pak shkëlqim.

5-SALCAT E NDRYSHME

Gjatë verës do bënit mirë të shmangnit edhe salcat me përmbajtje të ndryshme. Kaloritë e shumta të tyre na bëjnë të ndihemi shumë të fryrë, të ngadaltë në veprimet tona dhe disi të shpërqëndruar, gjithashtu rrisin nxehtësinë e trupit tonë.

P. S: MOS HARRONI DICKA TË RËNDËSISHME DHE VITALE PËR METABOLIZMIN TUAJ NË VERË: PINI SA MË SHUMË UJË!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.