Mahiri shpëton Ilknurin nga vdekja

Intervista - - TELENOVELA -

Mahiri, i cili arrin të dallojë Sejitin, personin që i qëlloi Sari Xhemalit, vrapon pas tij dhe arrin ta kapë. Ai nis ta rrahë dhe t’i bëjë presion që t’i tregojë se kush e ka paguar për ta vrarë Sarin, por Sejiti nuk i tregon asgjë. Ndërkohë, Belgini përpiqet të qetësojë Mahirin dhe i thotë atij se po vjen policia. Atëhere, Mahiri e pyet atë se si ka mundësi që pikërisht në momentin që kishin lënë takim me Sarin, dikush vjen ta vrasë atë dhe e pyet se kush është ai person. Belgini i betohet se ajo nuk është në dijeni të kësaj dhe se nuk e ka parë kurrë këtë njeri, por Mahiri, i zemëruar, e lë aty dhe ikën bashkë me Sejitin, të cilin e çon në lagjen e tij.

Jusufi i tregon Nailit dhe Sejizit diskun e Ajtenit, e cila tashmë quhet Alev dhe krenohet me të. Ndërkohë, Belgini vjen tek ata dhe u tregon se Sejiti e ka vrarë Xhemalin dhe se Mahiri tashmë ka marrë Sejitin me vete. Naili e kupton se vrasja e Xhemalit është punë e Jusufit, i cili nuk e mohon këtë.

Belgini kthehet në shtëpinë e saj, ku po e pret Vehbiu. Ajo hiqet shumë e qetë para tij, por Vehbiu është shumë i inatosur, pasi tashmë ka arritur të kuptojë se dikush është futur në shtëpinë e tij dhe ka marrë dosjen e saj. Belgini hiqet sikur nuk është në dijeni të kësaj, por Vehbiu e qëllon me shpullë dhe e kërcënon. Më pas, ajo i bën presion se nuk ka ç’t’i bëjë më tani që nuk e ka dosjen e saj dhe Vehbiu i kërkon falje e përpiqet ta joshë sërish. Por, tashmë Belgini i ka dhënë duart Vehbiut dhe nuk ka nevojë më për të, ndaj i mbyll derën dhe e lë të ikë. Vehbiu, i tërbuar nga sjellja e saj, kur del jashtë, përballet me Muratin dhe e pyet atë se kush po fshihet pas sjelljes së Belginit.

Murati, nga ana e tij, shumë xheloz ndaj Mahirit, tashmë që ka marrë vesh se Belgini ka rënë në dashuri me të, mendon se duke i treguar Vehbiut për Mahirin, me një gur mund të vrasë dy zogj. Ai i jep emrin e Mahirit dhe Vehbiu, nga ana e tij, i kërkon adresën e tij, të cilën Murati është i gatshëm t’ia japë. Vehbiu ia bën benë Mahirit dhe përgatit planin kundër tij.

Nga ana tjetër, është Belgini ajo që bën një plan kundër Vehbiut. Menjëherë sapo del Vehbiu, Belgini i telefonon Mehmetit dhe lë një takim me të. Në këtë takim, ajo i kërkon atij që ta heqë qafe Vehbiun...

Njeriu i Mehmetit i telefonon Jusufit dhe i jep atij porosi që ta heqë qafe Vehbiun sa më shpejt. Jusufi habitet me porosinë për të hequr qafe pikërisht drejtorin e policisë, por njeriu i Mehmetit ia bën të qartë se do të paguhet siç duhet për rrezikun që po merr përsipër.

Mehmeti tashmë e ka marrë vesh nga shoferi i tij se Feridja vazhdon të shoqërohet me Mahirin dhe, në mënyrën e tij i bën presion asaj. Sado që Kerimja përpiqet t’i qetë- sojë gjakrat mes tyre, kjo është e pamundur. Nga ana e saj, Kerimja ia bën të qartë Ferides se qëndrimi pranë Mahirit, me jetën që po bën ai, është shumë i rrezikshëm edhe për të, por për Feriden tashmë nuk ka më kthim prapa, megjithëse i jep të drejtë së ëmës për frikën që ka.

Mahiri e ka çuar Sejitin në shtëpinë e tij dhe vazhdon ta torturojë atë, por ky i fundit nuk ka ndërmend të tregojë asgjë. Ndërkohë, aty vjen policia, e cila ia merr atij Sejitin nga duart. Policia gjithashtu merr me vete edhe Mahirin dhe Osmanin, por në një makinë tjetër. Ndërkohë që po e çojnë në komisariat, Sejiti ia del mbanë të vrasë policët që e shoqërojnë dhe të arratiset... Sejiti shkon te Jusufi, i cili ia bën të qartë se e ka marrë lajmin e vrasjes së Sarit dhe gjithashtu se Mahiri e ka marrë me vete dhe e pyet nëse ai ka treguar ndonjë gjë, por Sejiti e siguron se jo. Atëhere Jusufi e ngarkon me detyrën për të vënë bombë në makinën e Vehbiut. Sejiti ia arrin me sukses dhe të nesërmen në mëngjes, ndërsa niset për në punë, makina e Vehbiut shpërthen dhe në të vdesin ai dhe shoferi i tij.

Belgini, Mehmeti dhe Jusufi, gëzohen secili për hesap të vet, ndërsa dëgjojnë në radio lajmin e vdekjes së Vehbiut.

Feridja, e lajmëruar nga Jasini, shkon ta takojë Mahirin në komisariat. Ky i fundit i tregon gjithçka që ka ndodhur dhe faktin se atë natë mund të zbulonte sekretin që po e torturon aq shumë. Ai i lutet Ferides t’i gjejë adresën e Sejitit dhe ajo i premton se do ta gjejë. Suna e ndihmon Feriden për këtë.

Nazifi, tashmë i kënaqur me Mahirin, blen gazetat që flasin për bëmat e tij të fundit. Mahiri dhe Osmani lidhen akoma më shumë me njëri-tjetrin, gjë që e mërzit më shumë Nexhdetin, të cilit i bie në sy edhe fakti që, ndërkohë që Mahiri është në komisariat, atje shkon edhe Feridja.

Huejda i tregon Nexhdetit posterin e Ajtenit dhe nis të tallet me të, gjë që e acaron shumë Nexhdetin.

Daljanit i vdes e shoqja dhe Nazifi shkon tek ai për ta ngushëlluar. Daljani preket shumë nga kjo. Feridja mëson se Vehbiu ka vdekur dhe frikësohet edhe më shumë për atë që mund t’i ndodhë Mahirit. Ajo ia jep Mahirit adresën e Sejitit duke iu lutur atij të bëjë kujdes. Suna i qëndron pranë dhe përpiqet ta qetësojë.

Mahiri nuk heq dorë nga kërkimi i Sejitit. Ai shkon në shtëpinë e Sejitit dhe nuk gjen njeri në të. Ndërsa po del nga shtëpia, ai dëgjon një rënkim, e kupton që vjen nga bodrumi dhe shkon drejt tij. Aty, Mahiri përballet me një surprizë të dhimbshme. Në bodrumin e Sejitit, të lidhur në një krevat dhe në gjendje shumë të keqe shëndetësore, për shkak të abuzimeve që ka pësuar, ai gjen një vajzë, Alijen, të cilën Sejiti e ka mbajtur të fshehur aty për vite të tëra. Mahiri e merr dhe, ndërkohë që Sejiti kthehet, shikon atë dhe Osmanin që e marrin vajzën në makinë dhe ikin. Sejiti tërbohet dhe nis të bërtasë. I obsesionuar pas asaj vajze, Sejiti bën një plan që t’ia marrë nga duart atë Mahirit me çdo kusht. Ai vendos ta kërcënojë Mahirin, duke e prekur atë në pikën e tij më të dobët, te njerëzit që do më shumë.

Alija është në një gjendje shumë të keqe shëndetësore dhe Mahiri e çon atë në spital.

Nexhdeti shkon tek Ajteni dhe i thotë se askush nuk e ndihmon pa marrë një shpërblim dhe se shumë shpejt, do t’i duhet t’ia paguajë Jusufit një më një të gjitha ato që ai po bën për të. Feridja shkon të takojë Nazifin në dyqanin e tij dhe gëzohet kur shikon se ai ka varur në mur fotografinë e vet me Mahirin. Feridja e pranon para tij se nuk mundi dot të ndahej prej Mahirit.

Murati e akuzon Belginin se e ka vrarë Vehbiun vetëm e vetëm që ta jetojë e qetë lidhjen me Mahirin. Belgini grindet me të dhe i kujton se ka qenë pikërisht ajo që e ka shpëtuar nga Vehbiu, kur ai po përpiqej ta arrestonte. Murati ikën i zemëruar me të, por edhe Belgini ndihet shumë keq pas këtij debati.

Ilknuri tashmë ka filluar të ndihet më mirë për shkak të ndjenjave që ushqen për Sejizin. Ajo i thotë Nazifit se do të shkojë te një shoqe e saj dhe niset për në takimin me Sejizin, por Sejiti është vënë në ndjekje të saj. Ndërsa ecën, ai i afrohet dhe arrin ta rrëmbejë. Sejizi, ndërkohë e pret atë në lokal.

Orhani vazhdon të kujdeset për Nihalin, megjithëse nuk ia pranon asaj se e dashuron ende dhe vazhdon ta quajë fajtore për ndarjen e tyre.

Feridja shkon në shtëpinë e Mahirit, por ndërkohë që ata flasin, dikush qëllon me gur dhe thyen derën. Feridja frikësohet shumë dhe nis të qajë. Bashkë me gurin, në shtëpi ka ardhur edhe një letër nga Sejiti, i cili i thotë Mahirit se e pret në shtëpi dhe se duhet t’i kthejë Alijen, që të marrë Ilknurin. Feridja i lutet të mos ikë, por të thërrasin policinë, por Mahiri, i tërbuar dhe i frikësuar për jetën e Ilknurit, i thotë se duhet të shkojë i vetëm në shtëpinë e tij.

Nazifi nis të dyshojë për largimin e Ilknurit, kur Songyli i thotë se ajo nuk kishte arsye të shkonte te shoqja e saj. Ai shkon në shtëpinë ku i kishte thënë Ilknuri se po shkonte, por atje i thonë se ajo nuk ka shkuar.

Feridja shkon te Jasini, i tregon atij se çfarë ka ndodhur dhe i kërkon ndihmë. Ndërkohë që kthehet me makinë e vetme, në makinën e Ferides hipën Nexhdeti dhe, duke e kërcënuar me armë, i thotë asaj të vazhdojë rrugën. Sejiti e mban Ilknurin të lidhur dhe i thotë asaj se shumë shpejt do ta çojë pranë të birit të vdekur. Kur vjen Mahiri, ai ia vë asaj pistoletën në kokë dhe i tregon Mahirit se ka qenë ai që e ka vënë bombën në makinën ku vdiq e ëma dhe i nipi, por nuk i tregon atij se kush e ka urdhëruar këtë. Mahiri arrin ta vrasë Sejitin, duke e shpëtuar Ilknurin nga vdekja e sigurt...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.