Sapo jeni lidhur? Kujdes me pyetjet!

Intervista - - INTIMITET -

Ndarja nga një bashkëshort/ e apo partner mund të jetë një nga periudhat më sfiduese dhe më të vështirë emocionale në jetën e një njeriu. Situata është edhe më e tendosur dhe e ndërlikuar kur janë të përfshirë edhe fëmijët. Për shumicën e njerëzve, gjëja më e vështirë është të rregullojnë çështjen e kujdesit ndaj fëmijëve. Emocionet shpesh janë të ndezura dhe procedurat ligjore mund të jenë të frikshme. Sado e vështirë të jetë, është thelbësore të rregullohet çështja e kujdesit ndaj fëmijëve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga problemet emocionale. Sigurisht, ky është objektivi i çdo prindi.

Pra, nga duhet filluar? Megjithëse nuk ka rregulla të përcaktuara mirë, këta pesë hapa praktikë do t’ju ndihmojnë të arrini një marrëveshje miqësore me partnerin për të vepruar gjithmonë në interes dhe në të mirë të fëmijëve.

1. Vendosni nëse njëri nga personat do të qëndrojë në shtëpinë e vjetër familjare me fëmijët. Kjo do të ishte një zgjedhje e mirë, sepse fëmijët do të vazhdonin të jetonin në të njëjtin mjedis të qëndrueshëm ku ndjehen të sigurtë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.

2. Nëse njëri nga prindërit do të largohet, diskutoni se sa shpesh, kur dhe si ai apo ajo do të kontaktojë me fëmijët. Kontakti i shpeshtë është i rëndësishëm, sidomos për fëmijët e vegjël. Më mirë do të ishin takime të shpeshta periodike, sesa të gjata e rrallë dhe sigurohuni që fëmijët të kenë mundësi kontakti në çdo kohë me secilin nga prindërit me telefon apo sms, që t’i kontaktojnë ata sa herë është e nevojshme.

3. Uluni dhe bëni një plan të orareve të fëmijëve dhe orareve tuaja të punës. Qëllimi juaj është që të menaxhoni vajtjen e tyre në shkollë, si edhe nëpër aktivitetet jashtëshkollore. Kur vjen koha që do të ndaheni, ju duhet të jeni të aftë t’u siguroni fëmijëve pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet që ata zhvillojnë brenda dhe jashtë kuadrit shkollor dhe që atyre u pëlqejnë.

4. Fëmijët, edhe në moshë të vogël, duhet të kuptojnë ndryshimin që po bëhet në familje, prandaj është mirë t’ua sqaroni situatën që në fillim. Kur keni vendosur për rolet që do të keni për çuarjen e fëmijëve në shkollë, etj, vendosni se si dhe kur t’ua komunikoni ndarjen fëmijëve. Sigurisht, bëjeni këtë me butësi dhe komunikojuni edhe të gjitha ndryshimet praktike me të cilat ata do të përballen në javët që do të vijnë. Ndarja dhe divorci zakonisht janë të vështira për fëmijët, edhe sikur ata të mos tregojnë menjëherë shenja stresi. Kështu, do të ishte mirë t’u shpjegonit atyre se çfarë duhet të presin nga kjo “jetë e re”, në mënyrë që t’i pranojnë më lehtë ndryshimet,

Keni rënë dashuri me shikim të parë me një djalë simpatik. Që nga ai moment, keni dëshirë të mësoni gjithçka për të: Filmin dhe muzikantin e preferuar, cilët janë shokët e tij... Megjithatë, nuk është mirë të dish gjithçka që në fillim të një lidhjeje...

1. Me sa vajza ka shkuar

Nëse ka një person në botë që ka arritur ta prekë këtë subjekt pa shkaktuar reaksione negative te pala tjetër, atëherë është për t’i hequr kapelen... Ky është një subjekt që duhet ta evitoni si murtajën. Cilidoqoftë numri, duke pranuar se djali do të përgjigjet në mënyrë të sinqertë, ai do të zgjojë te ju një krizë paranojake. 2 apo 3? “O, ai paska eksperiencë seksuale sa një adoleshent 17 vjeçar”. 15 apo 20? “Obobo, paskam rënë në dashuri me një donzhuan”. Atëherë, ia vlen më mirë të mos ia bëni këtë pyetje. Mësoni të mposhtni kuriozitetin tuaj.

Pastaj, kjo pyetje do të tërheqë një tjetër: Edhe ai do të ketë dëshirë të mësojë sa djem kanë kaluar në shtratin tuaj. Nuk është subjekt shumë romantik, sidomos nëse lista juaj është më e gjatë se e tij. Egoja e tij mund të vuajë dhe kjo rrezikon të njollosë imazhin e vajzës së pastër që ai ka krijuar për ju (eh, po, është e padrejtë, por është ende aktuale në vitin 2105, që një burrë që ka pasur shumë të dashura është i zoti, ndërsa ekuivalenti i tij femëror konsiderohet si një vajzë e lehtë, për të mos thënë epitete të tjera).

2. Nëse ka tradhtuar në jetën e tij

Sigurisht, nëse djali i ri që ka hyrë në jetën tuaj është një tradhtar kronik, ju keni të drejtë ta mësoni dhe, sa më shpejt, aq më mirë (përveçse nëse keni vendosur të keni një çift të hapur). Por, nëse ai nuk është një tradhtar kronik dhe është bërë pishman pas një tradhtie, më mirë të mos e merrni vesh menjëherë, bile më mirë të mos e merrni vesh fare. Ju keni dëshirë të mësoni pse dhe si, çfarë pamjeje kishte kjo vajzë, si ka reaguar, etj. Me një fjalë, shumë detaje intime dhe jo shumë të lavdishme, që mund t’ju faniten edhe në ëndërr dhe të prishin këtë ndjenjë që sapo ka lindur. Është mirë të dini diçka më shumë, më vonë. Kështu, mund t’i tregoni edhe ju ndonjë sekret tuajin, ndonjë mbrëmje, pasi keni pirë, por në përgjithësi, është mirë t’i evitoni subjekte të tilla.

3. Pse lidhja e tij e fundit nuk ka funksionuar

Kur fillon një histori dashurie premtuese, ke dëshirë të mos riprodhosh gabimet e bëra në të kaluarën. Ju doni të keni një çift të përkryer? Shumë mirë, por nuk do ta arrini këtë duke e bombarduar të dashurin tuaj të ri me pyetje mbi lidhjen e tij të mëparshme: “Sa herë bënit dashuri në javë?”, “Kur grindeshit, kush tërhiqej i pari?”, “Kush komandonte në çift?”. Ç’rëndësi kanë këto pyetje tani? Lëreni veten të qetë në rrjedhën e lumit të madh të dashurisë dhe shijoni lidhjen pa e analizuar shumë në detaje këtë gjë. Në dashuri, duhet të dish të jetosh momentin.

3. Çfarë mendon ai për ish-in e tij

Ah, subjekti delikat i ishit, që e nxjerr kokën në të gjitha lidhjet që fillojnë! Mundohuni ta vononi në maksimum këtë bisedë. Pse? Sigurisht, nëse lidhja ka marrë fund me një marrëveshje të përbashkët dhe gjithçka është rregulluar mes tyre, nuk ka probleme në horizont, por në 90% të rasteve, të prekësh këtë temë është njësoj si të hapësh kutinë e Pandorës. Ju nuk keni dëshirë të mësoni që i dashuri juaj është lënë si një çorape e vjetër, ose që ai ka humbur gjithë dinjitetin e tij duke u qarravitur në dritaren e kësaj vajze, ose që ish-i i tij i fundit ishte një vajzë histerike që i shkon gjithmonë nga pas dhe atij i është dashur të ndërrojë numër telefoni, sepse ajo i dërgonte 100 sms në ditë. Më keq akoma, mund të mësoni se ai është ende i dashuruar pas asaj që ai konsideronte gruan e jetës së tij. Ah!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.