Në erën paleolitike, kariet e dhëmbëve trajtoheshin me sileks

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Në rrugë, lodhja mund të na kapë në çdo moment, veçanërisht kur udhëtojmë për një kohë të gjatë, ose natën. Lodhja dhe përgjumja janë përgjegjëse për 15% të aksidenteve rrugore të regjistruara; një shifër e lartë, që nuk duhet marrë lehtas. Për të parandaluar dhe evituar aksidentet, duhet të përvetësoni disa gjeste të thjeshta. Tregoni kujdes se çfarë hani. Mbase nuk e dini, por disa ushqime favorizojnë përgjumjen, si për shembull makaronat, orizi, patatet, buka, apo ëmbëlsirat. Kështu, pra, zgjidhni mishin, peshkun, shoqëruar me perime dhe sigurisht, mos pini alkool. Kujdes me muzikën. Është mirë të dëgjosh muzikë në radio, por është njëkohësisht e lodhshme për trurin. Atëherë, ndërmjet një muzike me ritëm dhe një emisioni që ju intereson vërtet, bëni edhe pauza qetësie. Ilaçet që duhen evituar. Para se të niseni për rrugë, mos harroni të informoheni për efektet dytësore të ilaçeve që merrni, sepse ka nga ato që ndjellin gjumë. Në rast dyshimi, pyesni mjekun apo famracistin. Pushim-kafe-gjumë, trio e përkryer! Nuk do të reshtim së thëni: Bëni një pushim çdo dy orë udhëtim, pasi kjo është thelbësore për sigurinë tuaj. Dhe, për të qenë të sigurtë se i keni karikuar mirë bateritë, pini një kafe, ose bëni një seancë të shkurtër gjumi 1015 minutëshe. Nëse mundeni, bëjeni me radhë. Nuk është aspak heroike t’i jepni vetëm ju makinës gjatë gjithë udhëtimit. Nëse një pasagjer tjetër ka patentë, lërjani timonin. Kështu, keni rast të çlodheni dhe të shijoni pak më shumë peizazhin. Flini mirë dhe nisuni herët. Një natë e mirë gjumi është thelbësore për një udhëtim të sigurtë, por edhe ora e nisjes ka rëndësi. Rreziku i përgjumjes është më i madh nga ora 13-16, ndërsa natën nga ora 2-5. Kështu, është më mirë të ndaloni para mesnate dhe ta rifilloni udhëtimin në të gdhirë. Pak freski. Përveç bezdisë në udhëtim, edhe nxehtësia ndikon në lodhjen tuaj. Ajroseni pra sa herë të mundeni makinën dhe përfitoni nga kondicioneri. Ndërsa pulovrën e bërë nga gjyshja, prisni të shkoni në destinacion, për ta veshur! Uluni në mënyrë të rehatshme. Është paradoksale, por rehatia e favorizon më pak përgjumjen. Nuk ka gjë më të keqe për t’u ndjerë të lodhur, sesa të jesh ulur në një pozicion të keq. Rregullojeni karrigen dhe vërini të dyja duart në timon. Kështu, do t’ju lodhet më pak shpina dhe supet. Duke ndjekur këto rregulla të thjeshta, udhëtimi do të jetë jo vetëm më i këndshëm, por edhe më i sigurtë. Mos harroni gjithashtu t’i vini veshin trupit tuaj, që ju tregon se cila është koha për të bërë një pushim.

Skeleti i një burri, me moshë afro 25 vjeç para 14 mijë vjetëve, zbuluar në Italinë e Veriut, vazhdon të shërbejë si burim informacioni për shkencëtarët, edhe 20 vjet pas zbulimit të tij. I fundit zbulim është ai i njërit prej dhëmbëve të tij, gjysmë i prishur, që është “trajtuar” me sileks (gur silici me majë të mprehtë që përdorej si armë). Ju duket tmerr vajtja te dentisti, me gjilpërat e tij mpirëse dhe veglat që përdor? Imagjinojeni pak veten në lashtësi, me një tufë dhëmbësh të prishur! Një ekip paleoantropologësh ka botuar një artikull ku ka shkruar përfundimet e studimit të tij. Sipas tyre, prerjet e bëra në dhëmb janë fryt i goditjes me një gur me majë. Përfundimi: Dikush, në atë kohë, është përpjekur të lehtësojë vuajtjet e dhëmballës së Përbërësit për 6 vetë: ½ kg tul shalqiri, pa fara dhe fije, i grirë trashë 1 domate e madhe, e grirë trashë 1 kastravec i grirë 1 spec 2 lugë vaj ulliri 2 lugë uthull vere e kuqe Kripë, pipër Kremi ¼ filxhani bajame 50 gramë djathë feta ¼ filxhani pana 3 lufë qumësht 350 gramë tul shalqiri, të prerë në copëza (afro 2 filxhanë) ½ kastravec, i prerë në copa Vaj ulliri, kripë, piper Përgatitja: Kaloni në mikser shalqirin, prishur të burrit, duke përdorur një sileks. Sipas “Uashington Post”, kjo është kirurgjia dentare më e lashtë e botës. Sipas njëri prej autorëve të artikullit: “Vendi i infektuar është hequr nga brenda dhëmbit me një vegël me majë prej guri. Kjo tregon se njerëzit e epokës së paleolitit të vonshëm i njihnin efektet e dëmshme të karieve dhe dinin t’i hiqnin qafe ato... dhe të duronin dhimbjen, që imagjinojmë se duhet të ketë qenë shumë e fortë!”. Megjithatë, për mbushjen e parë, duhet pritur 7000 vjet më vonë. Ajo është vrojtuar te dhëmbi i një njeriu të gjetur në Slloveni dhe ka qenë prej dylli blete. domaten, kastravecin, specin, vajin dhe uthullën derisa të bëhet një pure homogjene. Hidheni në një tas të madh, shtoni kripë e piper, mbulojeni dhe lëreni në frigorifer të paktën një orë para se ta shërbeni. Kremi Kavërdisni në një tigan bajamet, lërini të ftohen dhe pastraj grijini trashë. Në një pjatë shtypni me pirun djathin e bardhë, me panën dhe qumështin. Ndajeni shalqirin dhe kastravecin nëpër pjata dhe hidhini purenë e përgatitur. Sipër saj hidhni kremin e përgatitur me djathin, bajamet, vaj ulliri, kripë dhe piper. Këshillë: Kremi mund të bëhet edhe një ditë përpara dhe të mbahet në frigorifer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.