Zbulohet origjina e epidemisë misterioze të gjumit të një fshati në Kazakistan

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ata flenë papritur dhe zgjohen pas disa orësh, ose pas disa ditësh. Banorët e Kalashit, një qyteti të vogël në veri të Kazakistanit, janë prekur që prej vitit 2010 nga një “epidemi gjumi” e pashpjegueshme. Këto humbje ndjenjash shkaktohen në fakt nga shtimi i vazhdueshëm i nivelit të monoksidit të karbonit dhe hidrokarbonit në këto fusha, ashtu siç shkruhej edhe në gazetën “Siberian Times”. Ky fenomen, në rritje që prej marsit 2013, deri më sot kishte mbetur i pashpjeguar, por tani, më në fund, është zbuluar. Shkaktare është miniera e uraniumit, që ndodhet në qytetin fantazmë të Karsnogorskut, pranë Kalashit. “Miniera e uraniumit është mbyllur pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, ka shpjeguar kryeministri Berdybek Separbajev në gazetë. Megjithatë, ajo ka ndikim negativ në atmosferë. Ne u kemi bërë analiza shkencore banorëve dhe kemi marrë konfirmimin se shkaku kryesor i sëmundjes së Kalashit është monok- sidi i karbonit”. Kur nivel i tij rritet, ulet niveli i oksigjenit, gjë që shkakton këto humbje të befta të ndjenjave. Qëkur u zbulua burimi i problemit, 68 nga 223 familjet janë shpërngulur, ndërsa të tjerat do të shpërngulen deri në fund të vitit. Megjithatë, ekspertët ende nuk janë 100% të bindur nga këto shpjegime. Si i bëhet që ka kaq shumë monoksid karboni, ndërkohë që miniera është joaktive prej shumë kohësh? Si ka mundur të dalë ky gaz nga miniera në sasi kaq të mëdha?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.