Çfarë dini për sistemin tuaj të urinimit?

Intervista - - TEST -

4. Nëse urina juaj ka ngjyrë rozë, duhet të shkoni te doktori: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Urina është pa bakterie:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Nuk ka njerëz që kanë turp të urinojnë!

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Nëse e mban urinën shumë gjatë, mund të bëhesh me:

a. Infeksion të fshikëzës urinare b. Infeksion me myk c. Gurë në veshka

8. Urinimi i shpeshtë mund të jetë shenjë e:

a. Diabetit b. Çhidratimit c. Një çrregullimi hormonal

9. Sa shpesh urinojnë shumica e njerëzve?

a. Tre ose katër herë në ditë b. Gjashtë deri në tetë herë në ditë c. Pas çdo vakti d. 10 ose më shumë herë në ditë

10. Burrat nuk sëmuren nga infeksionet e rrugëve urinare (IRU)

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Ju mund të parandaloni IRU, duke pirë lëng boronice të kuqe (cranberry):

a. Po b. Jo c. Mbase

12. Urinimi pas seksit mund të evitojë IRU-të te gruaja:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Nëse ndjeni dhimbje gjatë urinimit, kjo mund të jetë shenjë e:

a. Një infeksioni të traktit urinar b. Një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme c. Që të dyja bashkë

14. Nëse ju shpëton pak urinë kur teshtini, çfarë mund t’ju ndihmojë?

a. Rënia në peshë. b. Mospirja e shumë lëngjeve. c. Shkuarja më shpesh në tualet.

15. Pirja e kafes, apo birrës, të bën të urinosh më shumë:

a. E vërtetë 16. Është normale që tingulli i rrjedhjes së ujit nxit nevojën për të urinuar? a. Normale b. Mbase c. Jonormale PËRGJIGJET 1. Përgjigjja e saktë është b-ja. Shumica e njerëzve mund të flenë 6-8 orë gjumë pa pasur nevojë të urinojnë, por zakonisht nuk është problem nëse ngrihesh një herë natën. Kjo mund të shkaktohet edhe nga pirja e shumë lëngjeve para gjumit, ose pirja e pijeve me kafeinë, ose alkool. Nëse ju ngriheni shumë shpesh natën për të vajtur në banjo, mbase duhet të vizitoheni. Urinimi i shumtë gjatë natës mund të shkaktohet edhe nga sëmundje si diabeti, ato të veshkave, zemrës, prostatës, ose të tjera, për të cilat duhet të shkoni te mjeku. 2. Përgjigjja e saktë është c-ja. Asparagët e bëjnë urinën të ketë një erë të veçantë, për shkak të mënyrës se si e tret trupi. Si pasojë e metabolizmit të tij, në trup krijohen disa substanca, si sulfure, të njëjtat që janë përgjegjëse për erën e keqe të vezëve të prishura. Ka edhe ushqime të tjera që mund të shkaktojnë urinë me erë të çuditshme, si peshku dhe disa erëza. Nëse urina juaj mban erë myku ose si të ëmbël, duhet të shkoni te doktori. Fakti që urina juaj mban erë të keqe kur hani asparagë ose jo, varet nga faktorë të trashëgimisë.

3. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Megjithëse tetë gota uji në ditë do t’ju mbajnë të hidratuar mirë dhe ndihmojnë në largimin e helmeve nga trupi, nuk kemi pse tregohemi kaq të ngurtë në këtë drejtim. Atëherë, sa ujë duhet të pimë gjatë ditës? Nëse urina juaj është në ngjyrë të verdhë të hapur, ose pothuajse pa ngjyrë, atëherë jeni duke pirë mjaftueshëm ujë. Nëse nuk pini ujë sa duhet, ajo bëhet me ngjyrë të verdhë të errët.

4. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse nuk keni ngrënë panxhar të kuq ose manaferra, duhet vajtur te doktori nëse urina juaj është rozë. Ka edhe ilaçe apo vitamina që e bëjnë urinën me ngjyrë neoni, por ngjyra e kuqe apo rozë në urinë mund të jetë shenjë e gjakut në të. Kjo mund të shkaktohet nga një infeksion, gur në veshka, ose nganjëherë nga probleme më serioze si sëmundje veshkash, kancer i fshikëzës, ose dëmtim i brendshëm. Edhe urina e turbullt është shenjë infeksioni.

5. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Urina është zakonisht pa baktere kur është në fshikëz, por në kalimin e saj nëpër kanalet e urinës, ekspozohet ndaj baktereve. Kjo është një arsye pse nuk duhet pirë urinë, ose dezinfektuar një plagë me të (nganjëherë përdoret kundër djegies ndaj kandilit të detit), sepse mund të marrësh ndonjë infeksion bakterial ose nga SST-të. Nëse ju djeg kandili, hidhni ngadalë ujë deti mbi të. Uthulla vepron edhe më mirë, por vështirë ta gjesh në breg të detit.

6. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Disa njerëz e kanë problem të shkojnë në banjo kur kanë rreth e rrotull njerëz të tjerë. Në gjuhën mjekësore, ky lloj turpi quhet paruresis. Ende diskutohet për shkakun e saktë të këtij problemi, por konsiderohet si një lloj fobie, ose çrregullim ankthi shoqëror. Afro 7% e amerikanëve e kanë atë, por me ndihmën e profesionistëve të shëndetit, ata mund ta trajtojnë problemin e tyre.

7. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse e mbajnë urinën shumë gjatë, sidomos gratë rrezikohen nga infeksioni i fshikëzës së urinës dhe rrugëve urinare. Kështu pra, kur keni nevojë të urinoni, mos e mbanë atë. Të tjera zakone që ju bëjnë të rrezikoni për infeksion përfshijnë: Përdorimin e pecetave higjienike, ose linesave çdo ditë, si edhe fshirja nga pas-para, që mund t’i çojë bakteret nga anusi, në rrugët e urinës.

8. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse ju keni pirë shumë ujë pasi keni ardhur nga rruga shumë i etur dhe më pas shkoni me vrap në banjo, është normale, por nëse jeni të etur vazhdimisht dhe shkoni shpesh në banjo, ky mund të jetë problem i diabetit. Nëse keni vënë re simptoma të tjera, të mundshme të diabetit, si të qenit shumë i lodhur, vonesë në shërimin e plagëve, si edhe mpirje e mizërim të duarve dhe këmbëve, duhet të shkoni te doktori.

9. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Shumica e njerëzve urinojnë gjashtë deri tetë herë në ditë, por nëse ju pini shumë ujë, nuk është jonormale të shkosh edhe 10 herë në ditë. Ju mund të urinoni më shpesh nëse merrni ilaçe, siç janë diuretikët, për tensionin e lartë të gjakut.

10. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Gratë sëmuren më shpesh se burrat nga IRU-të, sepse kanë kanal urine më të shkurtër dhe bakteret e arrijnë më lehtë fshikëzën, por edhe burrat nuk janë jashtë rrezikut. Burrat sëmuren nga IRU dhe në këtë rast, ata rrezikohen më shumë për të pasur infeksione të përsëritura, sepse bakteret futen brenda indeve të prostatës.

11. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Megjithëse ka disa të dhëna se lëngu i boronicës së kuqe është i mirë për rrugët urinare, shkenca nuk është 100% e sigurtë. Pirja e tij nuk është e dëmshme dhe mund të ndihmojë në parandalimin e IRU-ve, por nëse jeni infektuar prej tyre, duhet të merrni antibiotikë. Më pas, pirja e shumë lëngjeve, qoftë lëng boronice, qoftë ndonjë lëng tjetër i thartë, ose edhe thjesht ujë, mund të parandalojë infeksionet e mëvonshme.

12. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Urinimi pas seksit mund të ndihmojë në eliminimin e baktereve nga rrugët urinare. Gratë që përdorin shkumë spermicide dhe diafragmë, rrezikohen më shumë prej IRU-ve, kështu që, nëse sëmureni shpesh prej tyre, mbase do t’ju duhet të përdorni një tjetër metodë kontraceptive.

13. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Shumica e njerëzve mendojnë se dhimbja gjatë urinimit është shenjë e një infeksioni të rrugëve urinare, por ky nuk është shkaku i vetëm. Të tjera shkaqe janë: SST, guri në veshka kur ka ngecur në hyrje të fshikëzës, cistiti interstitial (inflamacion i mureve të fshikëzës), ose ndjeshmëria ndaj lëndëve kimike të sapunit, bile edhe letra e tualetit. Nëse keni dhimbje gjatë urinimit, duhet të shkoni patjetër te doktori.

14. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Shumë njerëzve, sidomos grave, u shpëton urina kur teshtijnë, kolliten, ose ngrenë diçka të rëndë. Kjo quhet mosmbajtje stresuale sepse ndodh kur fshikëza është nën presion. Mund të ndodhë gjatë shtatzanisë dhe mund të largohet, ose jo, pasi lind fëmija. Gjithashtu, mund të ndodhë pas menopauzës. Lajmi i mirë është se shpesh, kjo gjë mund të trajtohet. Së pari, janë ushtrimet e Kegelit dhe trajtime të tjera, për të cilat duhet folur me doktorin. Nëse jeni mbipeshë, nganjëherë mund t’ju ndihmojë rënia në peshë.

15. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Edhe kafeina, edhe alkooli janë diuretike, gjë që do të thotë se të stimulojnë të urinosh më shumë dhe më shpesh. Ja pse këto dy tipe pijesh mund të shkaktojnë çhidratim. Disa studime të kohëve të fundit sugjerojnë se edhe konsumimi i shumtë i kafeinës mund të ndikojë në mosmbajtjen e urinës. Nëse ju pini shumë kafe dhe keni një nevojë të fortë, të papritur për të urinuar, mbase mund ta zëvendësoni një filxhan ose dy kafeje me ujë dhe të shihni se çfarë do të ndodhë.

16. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Tingulli i ujit që rrjedh është nxitës i dëshirës për të urinuar dhe kjo është normale. Megjithatë, nëse ju në një moment nuk keni dëshirë të shkoni në banjo dhe sapo dëgjoni ujin ju shkohet menjëherë, kjo mund të jetë një shenjë e mosmbajtjes së urinës. Ajo mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, përfshi këtu edhe disa ilaçe, sëmundje si të tiroideve, diabeti, probleme që prekin sistemin nervor, si skleroza e shumëfishtë dhe Parkinsoni. Nganjëherë, kjo nuk ka shpjegim, por në çdo rast, është mirë të konsultoheni me mjekun.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.