Poezia

Intervista - - POSTA -

Duhen vendosur pikat mbi “i”

Sa i vlefshëm je ti maja e lapsit, Me ty kam shkruar shumë poezi, Shumë letra dashurie gjithashtu, Dhe shpirtrat kam pikturuar bardhezi... Me ty këto ditë kam shkruar, Dhe dhimbjen shkaktuar në Dukagjin, Nga një i ri që na ka turpëruar, Ndonëse kombin tonë s’e përfaqëson ai... Nga të gjithë poetët e vjetër e të rinj, Shumë dhimbje lexova për këtë krim Shumë shkruanin për besën e shqiptarit, Po besën e kombit mos e vini në diskutim... Në gjithë rruzullin ndodhin këto “çudira” Po gishtin mbi kombin tonë s’e vë asnjeri. Jo vetëm këtu nënat mbajnë në bark sadistë, Prandaj, kujdes kur mbushni FCB me poezi... U hapëm si vaji ne lakra, se donim demokraci, Po demokracia nuk është kurrë si kjo anarki. Kujdes drejtësia shqiptare, se rregulli varet nga ju, Me peshoren që keni simbol, vendosni pikat mbi i...

Luljeta Gj. PASHOLLARI

Gjithçka dhe asgjë

Kur të lindën nuk të pyetën E do t’vdesësh pa kuptuar Ke dëshirë ta jetosh jetën? Apo thjesht duhet jetuar! Merr një udhë ashtu pa ditur Gjen një kthesë edhe një tjetër Dhe një ditë fare papritur E sheh veten më të vjetër! Dhe në djall i çon të gjitha I merr prapa përsëri Nuk vonon e shpresës drita Mes njerëzimit edhe ti!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.