Juaj...

Intervista - - POSTA -

Nëpër male, rrugë e kthesa Në gjithçka dhe në asgjë Thonj në mish, dhimbje, mbresa Vjen një ditë e nuk sheh më! Kur të lindën nuk të pyetën Për të vdekur... jo e jo Mos kërko të dish për jetën ‘’Sa më shumë atë jeto’’!

Bledi YLLI

Pritmë aty

Çdo ditë ti humb, siç ditët humbin E jeta ime mesin kalon Përse vonon të sjellësh fundin? Të sjellësh fundin, përse vonon? Çdo ditë ti hesht, siç ditët heshtin E jeta ime hesht bashkë me ty Kur jemi ‘’dy’’ kujtimet s’reshtin S’reshtin kujtimet, kur ndajnë ‘’dy’’! Çdo ditë të pres, ditët nuk presin E jeta ime ikën ndër ditë Më prit aty ku ndjenjat s’vdesin Ku ndjenjat s’vdesin, aty më prit! Lëri zemrat të thërrasin Ti pritmë aty... aty në shpirt.

Bledi YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.