NJËRI- TJETRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Ju ka ndodhur ndonjëherë që vetëm pasi keni humbur diçka, ia keni ditur vlerën? Si keni vepruar? Arla. - Me thënë të drejtën, unë personalisht nuk e quaj humbje dikë që ka ikur prej meje, përkundrazi, kam thënë “Zoti e di më mirë sesa unë”. Nëse është e thënë të humbë, do të thotë që nuk është për ty dhe kaq, shumë e thjeshtë. Kemi tendencën t’i idealizojmë gjërat. Bona - Do ndërhynit nëse shikoni një djalë duke rrahur një vajzë në mes të rrugës? Denisa. - Po, do të ndërhyja edhe pse ndoshta do të rrezikoja jetën time. Më ka ndodhur të ndërhyja dhe desh përfundova keq, por nuk u pendova sepse ishte femër si unë dhe nëse nuk ndërhyn dikush, kush duhet ta bëjë? Dikush duhet ta marrë guximin. Po këta nuk janë njerëz, janë kafshë dhe harrojnë që janë pjellë nga një femër. Bora. - A do të bënit tatuazh emrin e të dashurit/dashures nëse jua kërkon? Po ose jo dhe arsyen... X - Jo, në asnjë mënyrë. Asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë. Vetëm prindërve dhe fëmijëve do t’ua bëja, po jo burrave të një nëne tjetër. Vesa. - A i jepni rëndësi opinionit të të tjerëve? A ndikojnë ata në jetën tuaj? Dorina. - Jo nuk i jap, ama kam vënë re që ka ndikuar në jetën time sado që në pamje të parë kam bërë si i fortë që nuk kam dëgjuar gjoja. Ndikohemi në një mënyrë ose një tjetër sidomos në Shqipëri. Arbeni. - A nuk mendoni se duhet të bëjmë një peticion për turizmin e jugut, ku janë rritur çmimet në stratosferë? Shkova për 1 javë dhe u ktheva brenda dy ditësh, sepse një kokërr vezë kushtonte 2 mije lekë. Po abuzojnë me ne. Ju, si mendoni? Anjeza. - E dashur Anjeza, kur tjetri ka dëshirë të bëjë pushime, sigurisht që ka shikuar se ku mund t’i bëjë. Të gjithë e dimë tashmë që jugu është bërë shumë i shtrenjtë. Kush ka mundësinë, shkon dhe nuk i bën fare përshtypje sa do të paguajë. Ata që nuk kanë kuletë të majme, të marrin mirë masa dhe të mos ikin në jug, por në veri. Besa - Topless në plazhet shqiptare, jam çuditur kur i pashë. Jeni pro apo kundër atyre femrave që rrinë pa sutjena në plazh? Nikolini. - Besoj që njeriu është i lirë të vishet si të dojë, por unë jam kundër tyre kur ka rreth tyre fëmijë dhe mosha të mëdha. Atëhere nuk duhet të dalin femrat pothuajse lakuriq. Duhet të kemi sadopak respekt ndaj tyre. Nisjeta. - Si thoni ju, më mirë në çadrat e azilit në Gjermani, apo në Shqipëri, me këtë kohë që ka ardhur? Mondi. - Ah, more Mondi, tashmë askush nuk mund të dijë se ku është më mirë. Vetëm po ta provosh mund të nxjerrësh një mendim të saktë. Nuk më ka qëlluar të kem ndonjë të njohur që të mësoj për çadrat e azilit në Gjermani, por mendoj që më mirë pa bukë dhe në shtëpinë tënde sesa në një vend të huaj. Artjola. - Si i keni marrëdhëniet me adoleshentët? Im bir ma kthen fjalën shumë dhe është vetëm 13 vjeç. A i lejoni që t’jua kthejnë fjalen, t’ju bërtasin? Bardha. - Kam të njëjtin problem me ty, e dashur Bardha, por fajin nuk ma ka djali, por unë. Çdo gjë që dëshironte unë nuk kurseja që ai ta kishte. Tani nuk mund ta kthej edhe aq lehtë nga e para. U lutem prindërve që mund të lexojnë mesazhin tim, që fëmija duhet të respektojë çdo gjë të bukur që i japin prindërit dhe jo t’i detyrojë ata të bëjnë ç‘të dëshirojë ai. Xpersoni. - A është e vërtetë që nuk e dimë se çfarë kemi para se ta humbim, por është gjithashtu e vërtetë që nuk dimë se çfarë na mungonte para se ta kishim? Si e shpjegoni ju, këtë gjë? Lozonjarja. - Më se e vërtetë është, por jemi aq idiotë në përgjithësi si femrat, ashtu edhe meshkujt në këtë drejtim. Dikur ishin femrat ato që kërkonin të rilidheshin me djemtë, tashmë djemtë janë ata që kur humbasin një femër për gabimin e tyre e kërkojnë të kthehet. Prandaj dhe themi që pasi e humbi, i mësoi vlerën. Bashkimi. - Si e quani veprimin e një vëllai që të qëllon në shpullë në mes të shoqërisë? Si do të reagonit? X vajzë. - Është e vërtetë që shqiptarët gjithmonë kanë ngritur dorë mbi vajzat, si prindërit ashtu dhe vëllezërit. Po të shikoja një gjë të tillë në ditët e sotme do më vinte turp për djalin që do ta bënte, jemi në shekullin e 21-të dhe akoma ngremë dorë. Besoj se kurrë nuk do të bëhemi njerëz me kulturë në këtë vend dhe të respektojmë familjen. Berta. - Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të vetëvriteni? Çfarë ju ka bërë të mos e bëni këtë veprim dhe pse? Julia. - Isha 22 vjeç dhe ngaqë jetoja jashtë atdheut ishte festa e Krishtlindjes dhe isha në një dhomë të vogël dhe i vetëm. Ishte viti i parë që isha larg familjes sime dhe më kaloi në mendjen time një gjë e tillë, por ajo që më bëri të mos e bëj, ishin prindërit, nëna dhe babi. Jeta është e vështirë, por është dhe e bukur dhe këtë gjë mos e harroni kurrë. Berti. - Dëgjoj shpesh që më thonë: “Unë po bëj doktoraturën, kam bërë 2 mastera”, por ama dy fjalë nuk dinë me i lidh. Si ia bëjnë? I blejnë me siguri, se s’ka mundësi... Dini ju ndonjë mënyrë tjetër? Neta. - Mund të them se në të vërtetë disa persona mburren për shkollat që kanë mbaruar, por në jetën sociale janë një zero me bisht. Atë që thua ti e dashur Neta e besoj, që kanë paguar për të marrë doktoraturat. Ka mënyrë më të bukur se paraja në ditët e sotme, po pate kuletë i ke zgjidhur të gjitha problemet. Denisi. - Si ju duket hyrja te Kryeministria? Mos vallë është një mesazh i qartë se ne jemi thjesht dele që shkojmë pas turmës? Bashkimi. - Mbase për shtetin tamam dele mund të jemi, por të paktën kishim guximin të futeshim në Kryeministri edhe pse jemi dele. Vetëm po filluam të kërkojmë të drejtat tona, s’do jemi dele gjithë jetën, pastaj populli thotë “më mirë vonë se kurrë”. Beskida. - A nuk mendoni se duhet të ndjekim edhe ne shembullin e Greqisë, të mos i nënshtrohemi asnjë shteti? Ledina. - Po unë e dija se jemi të lirë moj Ledina, s’kam kuptuar se nga kush jemi të nënshtruar. Greqinë, ngaqë është vend i pasur dhe lidh 3 kontinente, po mundohen ta zhysin sa më shumë në baltë që të fitojnë shtetet evropiane dhe jo vetëm. Mbaj mend që sapo ishte duke firmosur kryeministri grek me atë rus për gazin, kërcënoi familjen e grekut amerikani dhe nuk u bë deklarimi. Pra, kujt nuk i nënshtrohet greku, pa mendo pak?! Elle. - Kush mendoni se është më pozitiv, një person që duket gjithnjë i qeshur, apo një person që është gjithë kohën shumë serioz dhe duket i vrazhdë? Arta. - Besoj se person pozitiv është ai që nuk ndalon së qeshuri. Personi i vrazhdë nuk do të thotë që mund të jetë negativ. I akuzojmë kot fare të gjithë ata që kanë një seriozitet pak më të madh se të tjerët. Por, mos harroni që so njerëzit qeshin vetëm për të fituar. Bella. - Në çfarë moshe keni puthur për herë të parë dhe a jeni penduar që ia keni dhënë puthjen X personi/e? Denisa. - Kam puthur në moshë shumë të vogël dhe nuk dua të qeshni të dashur lexues, sepse në kohët e mia as e puthura në faqe nuk lejohej dhe unë për këtë puthje dua të tregoj. Në buzë kam puthur pasi jam fejuar me gruan time. Tashmë jeta ka ecur shumë dhe fëmijët akoma pa hapur sytë i kanë mësuar të gjitha. Agroni. - Ç’mendim keni për ata persona që mendojnë se i dinë të gjitha, janë të ditur apo janë të prapambetur? Vesa. - E di si është puna e dashur Vesa? Për ata tipa personash nuk dua t’ia di fare fare, për mua janë thjesht budallenj, ama e them dhe jam kaq shumë i bindur saqë kur më qëllon t’i kem në një shoqëri, filloj të tallem dhe vdes së qeshuri. Vagabondi. - Lindim të zgjuar apo bëhemi më vonë? Bashkimi. - Besoj se zgjuarsia ka të bëjë edhe me DNA-në e familjes. Kam parë shumë që mendjen e kanë në kokë, por habitem që nuk u funksionon fare. Nuk them se jam e zgjuar, por edhe kështu siç po shikoj, më kanë lënë me gojë hapur këta njerëz. Pastaj, zgjuarsi është kur tjetri të kupton se çfarë thua dhe jo të rrish të shpjegosh me orë të tëra. Leta. - Si e komentoni gjendjen në Greqi? Duhet të hidhërohemi për komshinjtë tanë apo të gëzohemi për gjendjen e tyre? Bashkimi - Sigurisht që është për t’u hidhëruar, sepse pothuajse gjysma e bashkatdhetarëve tanë jetojnë në Greqi dhe kjo gjendje po i bën të kthehen në atdhe. S’kemi punë për veten vitet e fundit dhe tani, me atë që po ndodh në Greqi, po na merr lumi edhe ne. Prandaj nuk duhet të gëzohemi, se pasojat do t’i kuptojmë edhe ne si shtet shumë shpejt. Për këtë ju garantoj 100 %. Elle. - Do ta toleronit një tradhti fizike nga i dashuri, kur jua ka treguar vetë? Klara. - Të them të vërtetën, edhe po të më thoshte se ç‘ka bërë nuk do mund ta falja. Kur tjetri tradhton një herë nga nevoja fizike, patjetër që do ta bëjë sërish. Do të ndahesha nga një person i tillë, se syri dhe bukuritë kalojnë çdo sekondë pranë nesh, por njeriu duhet të ketë karakter dhe respekt mbi të gjitha. Elle. - Si ju duket shërbimi nëpër zonat turistike në Shqipëri? Kam nevojë për një opinion tuajin, sepse akoma s’kam vendosur ku do të shkoj. Armandi - Të respektojnë aq sa thua: “po si ka mundësi gjithë ky respekt i madh?”, por duhet të dish se në vendet turistike puna është pak muaj dhe janë të detyruar të të shërbejnë sa më mirë që të zbrazin kuletën tënde. Kështu, kudo që të zgjedhësh të shkosh, mos u bëj fare-fare merak, se do kesh shërbëtorin tënd mbi kokë, vetëm merr parasysh ç‘lloj kulete do mbash. Eri. - Nuk ju duket se është degjeneruar shumë vendi ynë në të gjitha fushat? Hap televizorin dhe vetëm femra lakuriq shikon. Del në rrugë, po ashtu. Pse ndodh kjo gjë? S’po e kuptoj... Klodi. - Mos e quaj degjenerim, kur në të gjithë botën ndodh po e njëjta gjë. Ajo që mendoj unë është se janë pakësuar reklamat televizive dhe kanalet mundohen me veprime të ndryshme duke përdorur femrat që të rrisin buxhetin televiziv. Prandaj ndodh kjo me femrat që dalin pa rroba. Edhe ato për një copë rrogë shesin vetveten, deri aty ka mbërritur kjo botë. Bianka. - Përshëndes gjithë forumistat, u them që jeni të paparë. Ktheni përgjigje që më pëlqejnë shumë. Turi. - Po si nuk na thatë ndonjë aventurë more djema apo vajza, aventurë verore që të qeshim pak?! Garipi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.