Duhet të hap llogari online për vizë turistike amerikane?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për Konsullaten Amerikane këtu në Tiranë. Pasi plotësojmë hapin e parë, pra, formularin ds- 160 për vizë turistike dhe e printojmë, duhet të sjellim edhe një foto. Çfarë përmasash duhet të ketë fotoja? Pastaj, kam lexuar se duhet të kem një llogari online, por përsëri nuk jam e qartë. Pres një shpjegim, faleminderit. Një lexuese e rregullt.

- E nderuar lexuese, duhet të ndiqni këto hapa: duhet të plotësoni formularin, por jo ta printoni. Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat dhe të jepni “submit”, ju del edhe një opsion “print confirmation page”. Kjo është thjeshtë për konfirmim. Bëhet fjalë gjithmonë që ju të aplikoni në faqen tonë zyrtare që kemi në internet, por nuk është e nevojshme ta printoni. Fotoja duhet te jetë e vogël si për aplikim, me sfond të bardhë dhe e kohëve të fundit. Më poshtë do t’ju shënojmë një link në internet për sqarime më të hollësishme. Për foton, kur të shkoni te fotografi, bëjani të ditur që e doni për ambasadë dhe ata e kanë parasysh se çfarë përmasash duhen. Linku është: http://travel.state.gov/.../ digital- image- requirements.html.

- Ndërsa llogaria online ka të bëjë me datën e takimit ku aplikuesi do të zgjedhë degën e DHL-së ku dëshiron t’i dorëzohet pashaporta pas përfundimit të rastit apo do t’i kërkohet të dërgojë dokumente shtesë nëse do ju kërkohet nga Seksioni Konsullor. Ndiqni këto hapa: krijoni një llogari te: https://ais.usvisainfo.com/sq-al/iv, zgjidhni: “Unë kam një datë takimi për intervistë në Konsullatë nga Qendra Kombëtare e Vizave ( NVC), Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) ose Seksioni Konsullor dhe jam udhëzuar që të regjistroj takimin tim në këtë faqe interneti”, pastaj regjistrohuni me të dhënat tuaja. Më pas zgjidhni “Duhet të regjistroj një takim për vizë imigruese që NUK është për vizë “K” ( të fejuari, bashkëshorti, fëmije)”. Vendosni të dhënat e kërkuara dhe më pas zgjidhni “Vazhdo” ( me ngjyrë të gjelbër). Vazhdoni me regjistrimin e korrierit të DHL-së. Vazhdoni me “Përfundoni regjistrimin tuaj”. Printoni fletën me titull “Udhëzime” dhe silleni ditën e intervistës. Ju nuk do të lejoheni të kryeni intervistën nëse nuk e çoni këtë dokument në Seksionin Konsullor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.