Ç’kuptimkaëndrraime?

Qante si bebe Hajdutët dhe policia

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë një ëndërr shumë të çuditshme. Isha te shkolla me një shoqe dhe vajzën e xhaxhait. Aty pashë një raft plot me gjëra dhe ne shkuam që t’i merrnim. Hipa unë mbi raft dhe pashë një foto të madhe të një burri dhe një gruaje, por s’i njihja. Pastaj aty gjeta dy varëse floriri, njëra yll e hënë dhe tjetra me kryq. I mora në dorë dhe dëgjova një të qarë bebeje. Sapo i lëshova, pashë vajzën e xhaxhait që po qante si bebe. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Kjo është një ëndërr shumë interesante dhe shpreh një mesazh shumë të qartë. Në mënyrë të pandërgjegjshme, vajza e xhaxhait ju thërret për ndihmë. Ajo ka nevojë për ju, ëndrra e tregon qartë këtë gjë. Mund të ndihet e vetmuar, ose disi e lënduar dhe ka nevojë t’i qëndroni pranë. Do ta quaj praninë tuaj si një engjëll që përpiqet që ta ngushëllojë. Varëset e floririt tregojnë ndihmën që do t’i jepni kësaj vajze. Ju ofrojini shoqërinë tuaj, qëndrojini pranë edhe nëse ajo nuk shprehet fare. Nëse ajo nuk jua di për nder, bëjeni për veten tuaj, sepse në njëfarë mënyre edhe ju do të gjeni një lloj shpërblimi shpirtëror dhe paqe në shpirt nga ky gjest. E qara është e mirë, do të thotë ngushëllim. - Përshëndetje! Kam parë një ëndërr të çuditshme, sikur isha në shtëpinë e një komshijeje që është plakë e vetmuar. Papritmas erdhën ca të rinj dhe po i vidhnin gjërat e shtëpisë. Unë u thoja: “Ç’po bëni, pse po i vidhni?”, por më thanë: “S’ka ç’të duhet ty!”. U thashë që do të lajmëroja policinë dhe më thanë: “Lajmëroje. Derisa të vijnë ata, ne i kemi marrë gjërat dhe ty s’do të të besojnë”. Dola në dritare shpejt dhe u bëra foto që t’i fiksoja, për t’ua dhënë policisë. I telefonova policisë dhe u thashë se po vidhnin në këtë adresë, por policia më neglizhoi. Unë u thoja: “Kam dëshmi që po vjedhin, kam fotografinë”, por ajo sikur nuk donte t’ia dinte, nuk e prishte terezinë fare. Pres një shpjegim. - Po kaloni ose do ta kaloni një periudhë pak konfuze. Ju jeni në dijeni të diçkaje për të cilën keni prova shumë të rëndësishme. Mund të ketë lidhje me jetën tuaj private ose me një person shumë të dashur tuajin. Problemi është se nuk ju besojnë ata persona të cilët ju doni që t’ju besojnë. Ëndrra ju sugjeron të mblidhni fakte që kur të flisni, të jeni me baza. Çështja për të cilën ju paralajmëron ëndrra, mund t’i përkasë çdo lloj fushe; asaj të ndjenjave, shtëpisë, shoqërisë, etj., por ju do ta kuptoni vetë, sepse do të gjendeni në një situatë të tillë për të cilën do të lodheni shumë që të shpjegoheni, por vështirë t’ju besojnë. Atëherë, faktet dhe qetësia që do të ruani do të jenë arma juaj e fitores në të ardhmen.

- Në ëndërr pashë të dashurin tim sikur erdhi te shtëpia ime dhe do të dilnim pa leje, por mua më dëgjuan prindërit dhe nuk dola, kurse ai doli dhe askush s’e pa. Edhe gjërat e tij i la tek unë. Unë kapa telefonin e tij dhe pashë që më kishin dërguar një video të tijën duke e rrahur. Unë mendova se ai kishte vdekur. Pastaj m’u shfaq ai i lidhur dhe sikur i ngulën diçka në bark. Ma shpjegoni dot, ju lutem, se çfarë kuptimi ka? Faleminderit.

- Duhet të keni kujdes sepse në mënyrë ndoshta instinktive ose intuitive, do të mundoheni të zbuloni se çfarë ka në celularin e tij. Ju jeni natyrë shumë kurioze ose jeni xheloze dhe dëshironi të dini gjithçka mbi të dashurin, por kjo shpesh mund të jetë një arsye për debat mes jush. Duhet të keni shumë kujdes; nëse dyshoni për diçka ose keni një problem apo merak që ka lidhje me të, më mirë bisedojeni hapur me të sesa të përpiqeni ta përgjoni. Kjo mund të sjellë debat, ndaj kujdes.

- Ka tre muaj që kam humbur babain, por e shoh shumë shpesh në ëndërr. Mbrëmë ishte ëndërr shumë e trishtuar, e pashë të shtrirë të vdekur, por papritur u zgjua dhe bisedonte me ne të familjes. A mund të më thoni se çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Së pari, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar sa më lehtë këtë humbje. Së dyti, dhimbja që keni nuk ka kaluar ende dhe në njëfarë mënyre, ëndrra tregon mallin që keni për të, pengjet që ju kanë ngelur në lidhje me të. Së treti, prindërit në ëndërr vijnë për të kompensuar humbjen dhe për t’ju tërhequr vëmendjen se nuk po kujdeseni fare për veten. Jeta duhet të vazhdojë sepse askush në këtë botë nuk është i përjetshëm. Po të mbanit mend bisedën do kishte qenë mirë, sepse fjalët e atyre që nuk jetojnë, duhet t’i merrni si të vërteta, ashtu siç thuhen. Ju uroj shëndet!

- Unë shoh shpesh në ëndërr sikur dua të shkoj diku, sforcohem shumë, por nuk i gjej gjërat për t’u veshur. Ç’kuptim ka ëndrra ime?

- Një ëndërr e tillë tregon sforcime edhe në realitet. Ju çdo gjë që bëni në jetë e bëni me sforcim, ose ia dilni mbanë me vështirësi. Pra, ju duhet një përpjekje shumë e madhe për të arritur atë që dëshironi. Ju këshillojmë të ndiqni rrugë më të lehta për t’i zgjidhur punët tuaja. Mos iu futni një rruge që e dini se është e vështirë. me një të panjohur. E shoh shpesh një ëndërr të tillë. Dhe, të mendosh se unë jam e lidhur me dikë në realitet. Në vend që të shikoj të dashurin, shoh të panjohur. - Puthjet në ëndërr tregojnë nevojën për dashuri, ngrohtësi dhe kënaqësi. Personi i panjohur përfaqëson anën tuaj të fshehtë, mendoj se ju nuk ndiheni e plotësuar me të dashurin. Ka diçka që nuk ju mbush plotësisht, ndoshta i dashuri nuk ju fal atë dashuri që ju ëndërroni, ndaj edhe shikoni ëndrra të tilla?! Mos vallë duhet të flisni më hapur me të dashurin dhe t’i thoni në fund të fundit se çfarë ndjeni, t’i shpreheni që ndiheni e vetmuar edhe pse e keni në krah?! Mund të jetë e ashpër si fjali, por më mirë një e vërtetë e hidhur sesa një pranim fallco. Ju uroj fat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.