Si t’i parandaloj venat e zgjeruara?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I nderuar instruktor, ju lutem më thoni ca ushtrime për venat e zgjeruara, sepse më janë theksuar shumë dhe nuk di si të veproj me to. Të paktën t’i parandaloj që të mos më formohen të tjera. Jam në pritje të një përgjigjeje prej jush. Faleminderit.

Mario, instruktor: - Së pari, do ju thoja që venat e zgjeruara kanë shkaqe të shumta, mund të vijnë nga qëndrimi jo i mirë dhe shpeshherë janë të trashëguara. Mënyra më e mirë për t’i luftuar është fitnesi. Venat e zgjeruara zhvillohen nga qarkullimi jo i mirë i gjakut, shpesh për shkak të muskujve të dobësuar të këmbëve. Ne do t’ju sugjeronim të përqendroheni tek ushtrimet e këmbëve sepse ato i forcojnë muskujt dhe këto të fundit ndihmojnë në parandalimin e venave të zgjeruara. Stër- vitja me program të veçantë mund të ndihmojë shumë, edhe pse nuk e kuron plotësisht problemin. Shpesh, pasi ju filloni të stërviteni, do të duhet kohë për të parë përmirësim.

Kur të filloni stërvitjen, është e rëndësishme të fokusoheni për të kryer lëvizjet e duhura. Aplikimi i presionit në muskujt e gabuar gjatë një stërvitjeje, mund të shkaktojë edhe lëndime dhe t’ju pengojë të nxirrni dobitë maksimale nga i gjithë mundi që bëni gjatë fitnesit. Përgjithësisht, aktivitetet aerobike, si: ecja, vrapimi dhe ngarja e biçikletës janë forma të shkëlqyera të aktivitetit fizik, që ndihmojnë në parandalimin e varikozave venoze dhe venave të vogla në formën e merimangës. Gjithsesi, një konsultë me një specialist që merret me trajtimin e venave, do të ishte akoma më e dobishme për ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.