Çfarë diabeti kam unë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam Ervini, 37 vjeç. Kam tre vjet me diabet, sheqeri më lëviz shumë, herë më del me shifra të larta, herë të ulëta. Po marr një mjekim, ilaç që quhet Glimepiride dy herë në ditë nga gjysëm kokrre, prandaj dua t’ju pyes: Çfarë diabeti kam unë dhe a është i përshtatshëm mjekimi që po marr? Faleminderit.

Dr. Dashamir

Gjergji endokrinologdiabetolog: - E kam zakon që t’i falënderoj

të sëmurët për pyetjet e tyre, por në rastin tuaj, falënderimi duhet të jetë i dyfishtë sepse ju bëni dy pyetje në rrëfimin tuaj. Përpara se t’ju them se çfarë tip diabeti keni, më duhet t’u rikujtoj lexuesve se sëmundja e diabetit të sheqerit ekziston në disa tipe të ndryshme, por më të shprehurit janë tipi i dytë dhe tipi i parë i diabetit. Tipi i dytë konsiderohet diabeti i të rriturve, që zakonisht fillon pas moshës 30 vjeçare te personat kryesisht obezë e mbipeshë dhe haset shpesh tek individët që kanë të afërm diabetikë. Tipi i parë i diabetit ose diabeti i fëmijëve, prek më shumë moshat e vogla, kryesisht fillon në moshën 4- 7 vjeçare dhe në adoleshencë. Tipi i parë mund të shfaqet edhe në mosha të thyera apo moshë e tretë, që nënkupton se nuk është vetëm mosha e diabetikut kriter për të ndarë se çfarë tipi e ka diabetin. - Për t’u kthyer te pyetja juaj, të jem i sinqertë, me aq të dhëna sa më jepni në rrëfim, nuk mund të përcaktoj qartë se ç’tip diabeti keni. Duke tentuar të bëj një analizë hipotetike nisur nga mosha, veçanërisht nga tipi i barit që merrni, ju mund të jeni një individ jo mbipeshë, pra, i dobët. Kur diabeti shfaqet në tipa të tillë dhe në moshë të rritur siç jeni dhe ju, përgjithësisht konsiderohet tip i 2-të i diabetit. Rëndësi këtu nuk ka vetëm koha e fillimit, rëndësi ka ecuria e sëmundjes ndër vite ose koha. Me shumë gjasa, te ju mund të ketë filluar si diabeti tip 2, por brenda një periudhe të shkurtër është transfo- rmuar në diabet tip 1. Ka shumë autorë që këtë tip diabeti e konsiderojnë me numra të ndryshëm si për shembull diabet tip 3 apo 1.5, por pavarësisht numrit që mbart diabeti, rëndësi ka tip i mjekimit dhe ecuria e tij. Fakti që ju thoni që keni herë pas here rënie dhe ngritje, më bën të mendoj që është shpejt të diskutojmë fillimin e insulinës, por ju rekomandoj të konsultoheni vazhdimisht me një mjek specialist endokrinolog sepse është kompetencë vetëm e mjekut specialist që të ndryshojë tipin e mjekimit në varësi të gjendjes, diagnozës, vlerave të sheqerit në gjak etj. Mjekimi i diabetit nuk është gjë e thjeshtë ndaj lipset që ju ta merrni seriozisht, të mbani rregullisht dietë, të kryeni aktivitet fizik sipas tolerancës suaj. Duhet të bëni sa më shumë matje dhe vetëmoni- torim të sheqerit, si dhe të paraqiteni në kohën e duhur për konsultë te mjeku specialist, jo vetëm për diabetin, por edhe për problematika të tjera, nëse do të keni të tilla, gjatë ecurisë së sëmundjes tuaj. Pra, duke përfunduar, për mua me shumë mundësi ju vuani nga lada, një formë e tipit 1 të diabetit që shfaqet fillimisht si formë e butë dhe më vonë përfundon me mjekim me insulinë. Ju lutem, më shkruani sërish për çdo paqartësi dhe për gjendjen tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.