Mos ia kanë vënë syzet kot?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I drejtohem doktoreshë Rezartës. Motra ime 14 vjeçe, pasi u vizitua, mjeku okulist i tha se ka nevojë për syze, por dioptria e saj është shumë e vogël dhe ajo më thotë që syzet nuk e ndihmojnë aspak, sidomos kur lexon. Ka dhimbje koke, marrje mendsh dhe më thotë se syzet vetëm sa ia vështirësojnë këtë gjë. Ndërkohë, mjeku i thotë që nuk duhet t’i heqë syzet, sepse e ka ngaqë është në fillim të vënies së tyre. Ajo ankohet dhe thotë se kanë filluar edhe t’i lotojnë sytë. Nuk dimë si të veprojmë. Mos ndoshta për aq pak dioptri sa ka, nuk ka pasur nevojë për syze? Si thoni ju? Çfarë na rekomandoni? Dr. Rezarta

Shkurti, okuliste: - E

dashur letërshkruese!

Sipas përshkrimit të rastit të motrës suaj, më rezulton që defekti i shikimit, pra, numri i syzeve është relativisht i vogël dhe ato janë konsideruar nga mjeku si syze qetësuese, ndihmuese në lexim. Besoj se numri i tyre duhet të jetë pozitiv (plus) dhe ndoshta edhe me pak cilindër, përderisa motra ka shqetësime të tipit dhimbje koke dhe marrje mendsh. Mendoj që ajo duhet t’i mbajë rregullisht syzet dhe shumë shpejt do të mësohet me to. Nuk ka asnjë mundësi që motra të mos ketë patur nevojë për syze dhe mjeku të ketë gabuar me vendosjen e tyre. Numri i tyre është aq i vogël, pra, pothuajse i papërfillshëm, por xhami i syzeve patjetër do të jetë me trajtimin antirefleks që i mbron sytë edhe nga rrezet e ekraneve, si kompjuteri, telefonat, televizioni, dritat e makinave natën, reflekseve bardhë e zi të fletëve të librit kur lexon etj. - Në këto kushte, mendoj që edhe sikur t’i kishte vendosur këto syze pa numër, pra, pa dioptri, ato prapë do të ishin të nevojshme e qetësuese. Ndërkohë, duke qenë me numër optik të përcaktuar në vizitë, patjetër që janë tepër të nevojshme. Ju lutem, kini durimin e duhur për t’u mësuar me syzet dhe do t’ju kalojnë të gjitha shqetësimet që keni. Maksimumi i kohës së tolerancës për t’u mësuar me syzet do të jetë rreth 20 ditë. Do ta shihni që do të jeni shumë mirë më tej. Faleminderit për letrën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.