UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

PLAGË DASHURIE... Fike cigaren mbi doren time? - Çfare? Fike cigaren te dora ime. Dua te me mbese nje shenje nga ti. - Mos u cmende gje? Te dhemb. -Jo, ta them unë çfare dhemb. Dhemb te presesh nje mesazh çdo dite, qe nuk vjen kurre. Ti fiksosh syte per ore te tera te celulari qe nuk bie. Dhemb te shkoj te fle duke menduar se cfare do jesh duke bere ti. Dhemb kur di qe s’do jesh me mua gjithmone. Do me dhembi e do me beje keq me shume kur vetmia do me bej shoqeri dhe nuk do jesh ti nuk do mund te te perqafoj, kur te jem i lumtur dhe nuk mund te ta them arsyen pse, kur te kem nevoj te rri me ty dhe atehere mes lotesh. Edhe kur ne nje nate vere te shoh qiellin plot me yje dhe do me duket sikur te kam prane meje. E di, e di qe sjam aq i vecante per ty dhe sdo jem, prandaj fike ate cigare mbi doren time sepse dua te te kujtoj gjithmone, qe pavarsisht gjithe dhimbjes qe ndjej, une te kam dashur... Nisa.

E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka te ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s’do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shkruaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra! Xh.

Nuk po të shkruaj për të t’thënë se të dua shumë, jo as për të t’thënë se për ty po derdh lot në këto momente. Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty. Vërtet në këto momente po ndjej mall. Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk. Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë. Sot me erdhën në mendje kujtimet dhe ëndërrat që thellë I kam varrosur në shpirt. Ato miliona ëndërra që vërtet kanë kohe që kanë filluar të treten. Por sot vetëm malli që po më shtyn të t’ shkruaj më bën që të bashkoj edhe një herë eshtrat e tyre, për të t’ kujtuar ty edhe një herë si një mike të vjetër që kurrë nuk arrita t’ia hap vertet zemrën. Juliana. DEDIKIME... Ti je e çuditshme. Ti je kaq e çuditshme! Une nuk te kuptoj dot ty. Eshte e kote. Ama une dua qe pavaresisht te shkuares, te ardhmes, te tashmes, ti te ndalesh kohen dhe te kujtosh kete: Ti je e cmendur. Ti je e cuditshme dhe pak e pasigurt. Ti je e bute dhe ekstremisht e eger. Ti je e zgjuar dhe me ambicie. Ti je nje lemsh i pakuptueshem. Ti je anormale. Por atje jashte eshte dikush qe do te te doje per anormalitetin tend. Ti je nje shpirt i pazberthyeshem. E bukura eshte se ty nuk duhet te te zberthesh. Ty duhet thjesht te te duash. Xhenit.

Te kam dedikuar kaq shume shkrime, kaq shume ndjenja te derdhura ne to, dhimbje teksa pershkruaja ne detaje gjithcka tenden qe une fatkeqesisht nuk kisha mundesi ti shijoja nga afer. Ndoshta dhe i ke lexuar ndoshta dhe jo, nuk e di nëse vërtetë i ke merituar, por nuk besoj te kesh gje me reale dhe te sinqerte ne jeten tende se ato copeza ndjenjash te shkruara nga unë. Di vetem qe te dua, pa nje perse, pa një arsye, pa nje motiv, pa asgje. Te dua kur me shikon, kur me flet ëmbël e me ledhaton. Te dua edhe kur me bertet ne nerva e siper pse nuk fitoi skuadra jote e preferuar haha. Te dua kur me detyron te luaj PS3 me ty. Te dua kur me buzeqesh, kur me prek floket, kur me merr ne telefon ne 4 te mengjesit dhe me thua qe ishe duke me pare ne enderr. Të dua sepse ti je i vecante, ti je ndryshe nga cdokush tjeter... Ti je i imi dhe une e di, ndaj te dua. Me ty nuk kam frike se kur te zgjohem neser ne mengjes te kuptoj se ishe thjesht nje enderr e bukur. Te dua sepse me jep siguri. Ti je streha ime, je cepi ku mbeshtetem. Ti je arratisja nga bota. Te dua.. L.

Fjalët qe mendoj cdo nate kur mbyll syte jane me mijera dhe te gjithave u buzeqesh vetem nje fytyre ne erresire: TI! Sepse ti je endrra ime, jeta ime, je arsyeja per te cilen Zoti me dergoi ne toke! E kur vjen dita dhe ti me shtrengon ne krahe s’më ngelen me mendime qe ti thur, sepse hipnotizohem e teri prej teje, i mbyll syte qe mos verbohem nga drita jote dhe marr puthjen prej buzeve te tua mjalte si te ish ushqimi im pas 100 vitesh gjumi! E pra kjo je ti o shpirti im, kjo je ti gjithcka ti perfaqeson! Le te me thone njerezit qe jam i marre, e di, per ty kjo do te ishte pak, sepse ti meriton me shume, madje ti duhej te ishe nje pikture qe un te mundja te te adhuroja pa u trembur se dikush me vezhgon pas shpine! Dashuria ime s’ka kufij, sepse ajo ka vite perjetesia qe eshte larguar prej tyre, ajo ka prekur pafundesite e galaktikave më të pakonceptueshme sepse zemra ime eshte kaq e madhe, ndaj te fut ty te gjithen brenda, zemra ime madje sa nuk cahet prej teje, zemra ime te do ty si nje dhurate e cmuar, zemra ime te do vetem ty! Ja kush je ti, ja edhe unë, ja kush eshte dashuria qe me lidh pas teje me zinxhire ndjenjash dhe vetemohimi! Le te thone qe jam i cmendur, do i le ta thone prape, gjithmone, sepse unë e di qe i tille jam, i cmendur, pas teje i marrosur, sepse ti je frymezimi im, je gjithcka kam pasur dhe do te kem brenda trurit!Te dua dhe nuk pyes perse jetohet, sepse e di qe vetem per TY! Te dua! Xh. MALL... Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë i dashuri im. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj ku në errësiren e harruar dhe e hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m’i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrohtësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikë në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm. Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që se a te Don. E ç’rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty! Elionela.

Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. Ç’ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s’të ka afer ohhhh zot si nuk erdhe të ma marresh këtë shpirt që të mos vuaj më. Ah çti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je i vetmi më rrënjën e mbijetesës së saj! Ç’ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t’shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ah çti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt. Jola.

E vetmja ndjenjë që vërtet për ty nuk e kam shuar është respekti për një njeri që dikur e kam pasur thellë në zemër. Po sot kjo ndjenjë po më çon në mallin që kam për ty. Malli që kam për të të parë dhe të të shtrëngoj një herë fortë pas vetes, dhe të ulem me ty në një tavolinë kafeneje si dikur dhe të bëj muhabet për kohën kur nuk kemi qenë pranë dhe për të patur disa çaste të bukura përsëri bashkë thjeshtë si miq të vjetër. Dhe ndërsa u ktheva me fytyrë nga muri me dolën dy pika lot nga sytë e mi. Nuk e kuptova se po qaja po vetëm kur lotët më lagen faqet kuptova se ishin duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë. Vërtet sa shumë kohë që kanë kaluar. Që kur kam pa të parë? Sa keq. Dhe ndërsa ende po mendoj se sa mund të kesh ndryshuar shtrëngoj sytë fort për mos nxjerr lot të tjerë po nuk i mbaj edhe dot me force brenda meje. Vetëm ajo ndjenja e mallit më bënë të shpalos edhe një herë tërë kohën e kaluar me ty. Ndjej vërtet mall. Megjithese e urrej të flas për një kohë të shkuar sepse është vërtet diçka që ka kaluar. Sot dua t’i kujtoj vetes tërë momentet e bukura me ty. Mundohem të t’ mbaj mend si një njeri që do jetë mikesha ime përjetë. N.

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Urimin e parë, këtë radhë e kam për shokun tim të hershëm Thoma Dhima, dikur gazetar, tani zëdhënës i Kishës Ortodokse. Më ndaloi afër postës, duke më prezantuar një djalosh që ishte një mrekulli. Pa dyshim, ishte djali i tij, të cilit ai i kish vënë emrin e të atit, Dr. Dhorit, që e doja si baba, kur isha në shkollën "Skënderbej" dhe deri në fund... Tomi! Shkurt, më lumturove, atë të shtunë 25/07/2015. Të përqafoj fort!

- Të pashë duke lexuar gazetat, të dielen me dt. 26/07/2015, e dashur shoqja ime e rrallë Nisida Knezi (Tufa). Një si tis gruaje të ka rënë në të parë. Epo, helbete, 2 fëmijë! Po, për atë Zot, këtë që do them e them si një të vërtetë dhe jo nga simpatia për ty. Qëkur të njoh e deri tani, një gjë mjaft njerëzore lodron e ndez në tiparet e tua. Është mirësia, të cilën ti e ke të gdhendur me kod. Kështu mbetsh, e dashur Nisida, që i ngroh aq shumë njerëzit, me zërin tënd, sidomos! Urime, ti kandidatja për në panteonin e gazetarisë televizive.

- Deputeti i zonës së Klosit, z. Bedri Hoxha, më foli fjalët më të ngrohta për ty Basir Çupa, kryetar i ri i bashkisë. Ende nuk jemi takuar, se operatori im (çuditërisht nga Klosi), më mirë rri pa ngrënë bukë, sesa pa mashtruar. Po, do takohemi, unë, si më i vjetër të uroj një gjë të ditur: ngrohtësinë me njerëzit, freskinë në mendime, kthjelltësi në vizione, për atë popull që sinqerisht meriton të jetojë më mirë, së paku, për fisnikërinë dhe mikpritjen. Urime mik!

- Agim Bedini, shoku im i shtrenjtë i shkollës "Skënderbej"! Ke shumë gjëra pozitive, po sidomos trupin ta admiroj. Në moshen 61-62 vjeç, pa pikë dhjami. Je, siç thotë shkrimtari Melvil Herman: "Ajo çfarë ka kulluar nga një trup njeriu". Që do të thotë: Muskuj dhe vetëm muskuj. Të adhuroj për këtë, i dashur Gim, dhe të kam model... të paarritshëm, më duket. Sidoqoftë, të përqafoj fort. Puthi fëmijët!

- Telefonata jote, vëllai im i shkollës, Kujtim Boriçi, u bë në dt. 26/ 07/2015. E diel. Pushim! Por pas asaj telefonate, brenda meje filluan të "ndezin" llampat përbërësit e kaosit. Kaosi i kujtimeve, që më nxori në breg Arben Dukën, më të mirin nga ne, Fatmir Musain, ty, Fatmirin tjetër, që u bë oficer policie. Harkaj që mbiemri i tij, viti 1969. Ne (po edhe të tjerë) u hodhëm me guxim në thellësitë e poezive. Shpesh ndiheshim të humbur në pafundësinë e pacak të saj. Mirëpo... ja... Viti 2015 na gjen përsëri me penë në dorë. Ç'të them unë Kujtim?! Më ngrohe shpirtin, po edhe më trazove, që të raftë një Telebingo, të raftë!

- E hënë dt. 27/ 07/ 2015. Në televizion lexohen gazetat. Fshati Tërpan ka shpallur birin e tij Astrit Veliajn, "Qytetar Nderi". Meqë deputetin e njoh prej kohësh, mund të them: "Është alamet djali". Megjithëse ky përcaktim është i rrudhur, në fakt, është përfundim i një meditimi të gjatë: Si të gjithë të vdekshmit e kësaj bote, edhe ti miku im, do hapësh krahun, po për atë Zot, ato godinat arsimore në Fier, Durrës e sidomos në Berat, do të jenë edhe një përkujtesë për shpirtin tënd kaq të fisnikëruar. "Eh, këto i ka bërë Astrit Veliaj", do thonë... Urime nga zemra, mik i vjetër!

- Truri njerëzor, i pa limit, me fantazitë që prodhon, na çon jo rrallë në një gjendje sikur jemi në një ishull të bukur. Ishulli është i gjithi i yti. Por, në jetë, nuk ka më të bukur, sesa "ishulli" me emrin familje. Këtë ndjesi provova, kur të takova herën e fundit, i dashur Ilir Adili. Lus Zotin të jetë një lumturi deri në një gjyshëri të thellë. Të përqafoj fort!

- Të them që u mrekullova kur dëgjova rezultatin me Moldavinë, them të vërtetën, i dashur Adi. Duke i hedhur një sy pesëvjeçarit sportiv, them se aty në atë ekip, veç të tjerash, është respektuar personaliteti krijuesi i çdo sportisti. Kjo është kaq e rëndësishme! Urime Adrian Take, dhe... pikë.

- Për fat, shtypi i ka pasqyruar më se mjaftueshëm goditjet që KLSH-ja i ka dhënë antiligjit. Kohët e fundit, ka një spekter më të gjerë (KESH, Tatime, "Q. Studenti" etj.) dhe intensitet më të lartë. Epo, populli përballë këtij realiteti thotë "ju lumtë, këtu bie era shtet!". Ndaj të uroj fort nga zemra, miku im Bujar Leskaj! Ke një theksim dhe përsosje të tipareve të KLSH-së nën drejtimin tënd. Njerëzit i ngroh fakti se nuk influencohesh fare nga tesera e partisë që mban fajtori. Edhe një herë, urime nga zemra!

- Vetëm kur largohem nga ti, i dashur Teo Mërtiri, e kuptoj ç'kam fituar. Kam fituar atë që: ndihem mirë pasi kam takuar një njeri aq të ditur. Me sa lehtësi flet për kansuj, për gra të bukura (Elena) për Tatzatin, Sasajn, Bostonin e Amerikës. Dhe të gjithë të lidhura me një bisedë të vetme. Çfarë informacioni! Çfarë sistemimi! Krijimtari. Origjinalitet: Urime Ted! Dhe këtë po ta thotë nga zemra një njeri që nuk ka parë pak, në këtë jetë, në këtë planet, që quhet Tokë! Të përqafoj fort Teo!

- Takimi i studentëve të TBU-së me Ministrin e Drejtësisë N.Naço, më zgjoi një meditim të beftë, i shtrenjti shoku im Artan Hoxha: Se të njoh ty dhe stafin, dijen e ke kuadër konceptual metodologjik, mbi të cilin mblidhet dhe përpunohet informacioni, për të marrë vendimet dhe për të vepruar për arritjen e qëllimeve të caktuara. Mendoj se pikërisht edhe për këtë, ai universitet ka arritje "betoni", që nuk i lëkund asgjë. Urime! Puthe fort vajzën!

- Marrja (në fakt dhënia) nga ana e Qytetit të Shkodrës, "Qytetar Nderi", për ty i dashur Osman Mula, papritur më kujtoi se... nuk je më aq i ri. Por, je larg, ah, sa larg, sa për të të thënë "je plak". Pleqëria është aty, e pagjumë, por sa më fort të jetë i lidhur njeriu me jetën, aq më pak ka të bëjë ai me të ashtuquajturën "pleqëri". Prandaj, ta gëzosh titullin, i pamoshi Osman Mula. Të fala Evisit, që është kinge!

- Megi quhej vajza jote, e dashur Tina (Eglantina Gjermeni). 9 vjeçe. Sa do të doja që kur të rritej, të kishte të njëjtin kapital intelektual, si e ëma. Do të thotë, të kishte aftësitë për të mësuar dhe përdorur në mënyrë krijuese dijet. Dhe sidomos, të kuptonte, ç'do të thotë të kesh dobësi për një njeri si E. Gjermeni! Të përqafoj fort!

- Nuk e di sa i aksessueshëm do jetë mendimi im për librin "Pronësia Intelektuale", i dashur Fatos Dega. Sepse unë mendoj, që për nga sistematika e mendimeve, ti i ngjan një farkëtari plak, plot kujdes në vendosjen e veglave, për t'i gjetur me sy mbyllur. Po, mua më "ha" thellësia dhe finesa e mendimeve brilante. Dhe, të mendosh se nuk je Maks Veberi. Qoftë edhe Artan Fuga. Pra, nuk je sociolog, por inxhinier. Për atë Zot, them: Të lumtë pena, Tosi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.