Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Një grua është në shtrat me të dashurin, kur dëgjon burrin duke ardhur. Menjëherë, e lyen të dashurin me vazelinë, i hedh pudër dhe e vendos në një cep të dhomës, duke i thënë të hiqet si statujë.

- Çfarë është ky? - pyet burri kur vjen.

- Oh, komshiaja jonë, Ana, kishte blerë një statujë për ta vendosur në dhomën e gjumit, por mua më pëlqeu aq shumë sa vendosa të blija edhe një për ne...

Burri nuk flet. Rreth orës dy të natës, burri ngrihet, shkon në kuzhinë dhe kthehet në dhomën e gjumit me një panine dhe një gotë qumësht.

- Merre se e di që po vuan! – i thotë “statujës”. - Unë kam ndenjur në këto kushte për tre ditë në sh- tëpinë e Anës dhe askush nuk u kujtua të më jepte as një gotë ujë...

Burri vdes dhe shkon në parajsë. Pas pak muajsh, vdes edhe e shoqja, e cila gjithashtu shkon në parajsë. Sapo arrin, ajo nis të kërkojë të shoqin derisa e gjen.

- I dashur! Të gjeta më në fund... E di sa të kam kërkuar? Ku ishe, shpirt?

- Ik, moj zonjë... - i përgjigjet burri, - më lër rehat të lutem...

- Ua, i dashur? Ç’është kjo gjuhë me mua? Ne kemi kaq vite martuar...

- Po, pra po, por prifti na e tha shumë qartë ditën që u martuam: “Ju deklaroj burrë e grua, derisa vdekja t’ju ndajë”...

Një vajzë e bukur shkon te mjeku dhe i ankohet:

- Doktor, me mua po ndodh një gjë shumë e çuditshme. Gjinjtë më rrinë gjithmonë të ngritur lart.

Mjeku habitet me ankesën e pacientes dhe i kërkon që të zhvishet. Pasi e sheh të zhveshur, ai i drejtohet: - E çuditshme, kështu qenka vërtet!

E shqetësuar, vajza e pyet: - Është sëmundje e rëndë?

- Ah, këtë s’e di, por një gjë mund ta them me siguri: Qenka ngjitëse!

Babi pyet të birin: - Kë do më shumë ti, mua apo mamin? Djali: - Të dyve. Babi: - Po nëse unë iki në Angli dhe mami në Francë, ti, ku do shkoje? Djali: - Në Francë. Babi: - Po nëse unë do të shkoja në Francë dhe mami në Angli, ku do të shkoje?

Djali: - Në Angli, se në Francë isha njëherë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.