Ilir Beqja: Në spital s'je vetëm, se të vjen miu në krevat

Intervista - - AKTUALITET -

Këtë radhë vendosa të takoja zotin Ilir Beqja. U nisa drejt ministrisë. S'e gjeta aty. Kishte shkuar me shërbim. Si tip i ngeshëm që jam, u ula dhe prita. Prej vapës, sytë më mbylleshin e doja të flija, por i hapja, sepse i thosha vetes: "Kaso, bëhu i fortë!". Përballë m'u shfaq silueta e zotit Beqja, i cili vraponte dhe ngjiste shkallët. Me një hap kalonte 4 shkallë njëherësh. U çova edhe unë. Pas 2 minutash që kishte hyrë në zyrë, mbërrita edhe unë. Helbete, zoti Beqja hapin e ka 1.6 metra!

- Zoti Beqja, më falni që ju shqetësoj, por desha të bisedonim pak...

- Hë Kaso ç'kemi? Si të venë punët?

- Mua mirë zoti Beqja. Po juve, si ju shkojnë?

- Vdiqa Kaso! Probleme plot. Sapo erdha tani nga një takim me Shoqatën e Gjuetarëve…

- Ç'punë kishit me ta? Do dilni për gjueti derrash në fundjavë?

- Po ç'gjueti o Kaso miku, më thua? Unë kam harruar si "gjuhet" femra, jo më derri. Kanë plasur ujërat Kaso, ndaj…

- Ujërat e cilës?

- Ujërat e Spitalit Universitar….

- E ç'punë ka Shoqata e Gjuetisë me këtë problem?

- E mo Kaso, që s'kuptove njëherë! Ka dalë miu nëpër korridore. Me se t'i zhdukim? Ndaj shkova tek ajo shoqatë pra.

- I zhdukni me ilaç miu, zoti Beqja. Ai i bën "naaaa", i zhduk të gjitha!

- Ç'ilaç më thua, Kaso? Ilaçe kemi plot në magazine, por i kemi të skaduara. Me ato ilaçe kundër minjve, miut i shtohet jeta, po lëre këtë muhabet, se e zgjidha vetë. Do vijnë ata gjuetarët. Në muajt që s'u lejohet të gjuajnë thëllëza, lepura, derra, etj., do shkojnë nëpër spitale të gjuajnë minjtë. Jan bo planet, Kaso. Eeeeuuu, s'i lëmë problemet pa zgjidhur ne!

- Zoti Beqja, desha t'ju pyesja... Ku jemi me shëndetësinë në përgjithësi dhe me "shëndetësinë falas", në veçanti?

- Kaso miku! Unë s'di ku jam për vete, ti më pyet ku janë të tjerët. Në spitalet

akoma t ë vjen miu të bën shoqari në krevat, ti thua ku jemi me shëndetësinë. Një shokun tim që ishte shtruar në spital, që thua ti Kaso, e ndau gruaja.

- Përse?

tona,

- S'punonte kaloriferi i dhomës, kështu që një pacient që e kishte krevatin në krah të shokut tim, iu fut shokut në krevat, teksa shoku po flinte. Ç'të bënte, i shkreti? Po dridhej nga të ftohtit. Në dhomë shkoi gruaja e shokut dhe pa burrin të përqafuar me tjetrin...

- Gjynah i shkreti! E hëngri kot. Nejse! Meqë shëndetësia varet prej jush, ndaj ju pyeta për shëndetësinë.

- Kush varet prej meje, mo Kaso?! Asgjë s'varet prej meje. E di ti që ilaçet që hyjnë në dogana, janë për llaç?!

( Unë heshta. S'dija ç'të thosha. Të thosha "e di", do më thoshte "Nga e di?", madje do më pyeste se cilat ilaçe futen të skaduara. Në ç'doganë futen? Kush i fut? etj. Sa të fusja në bela veten, s'fola fare).

- Kaso! Mos më rri mua si gjytyrym! E di, apo s'e di? Ja, ta them unë. Shumica e ilaçeve që vijnë këtu, janë të skaduara. Nëse do të ndërtosh një shtëpi për shembull, mos bli çimento! Bli 2 ton ilaçe, hidhu ujë e pak gëlqere dhe jepi.

- Kuptoj! Zoti Beqja, po për nivelin profesional të mjekëve, ç'mund të më thoni?

- Aman Kaso, se le nam me këto pyetje! Po pse, mjekë kemi ne, o derman?! Shumica e mjekëve tanë s'dinë as sa di një veteriner në Greqi. Po profesorët… Nëntë në dhjetë profesorë s'dinë anglisht, mo Kaso. Libri i fundit që kanë lexuar ka qenë libër i botuar në Rusi në vitin ' 59. Lermë Kaso, mos të hapem.

- Më falni zoti Beqaj, por po më trembni. Ilaçet janë për llaç, niveli professonal dhe njerëzor i shumicës se mjekëve është për t'u futur tullën në kokë. Si t'ia bëjnë njerëzit?

- Më fal, Kaso, por s'është kompetencë e imja se si do t'ia bëjnë njerëzit. Ata, nëse nuk duan të sëmuren, e kanë një zgjidhje.

- Cilën?

- Të mos vijnë në spitale. Aty sëmuren më shumë. Kaso miku, po të jap një këshillë... në fakt, dy: që të mos sëmuresh, merru me sport! Dhe nëse je sëmurur, lutu! Vetëm kjo është zgjidhja.

- Po më trembni me këto që po më thoni, zoti Beqja...

- Kaso, i tillë jam unë; i vërtetë. Çohu tani se dhe mua më duhet të largohem. Çohuuuu, çohuuuu!

( Më kishte kapur gjumi. Hapa sytë dhe vura re rojen e ministrisë i cili po më thoshte të ngrihesha, pasi kishte mbaruar orari zyrtar dhe zoti Beqja nuk kishte ardhur. Bisedën me të e kisha bërë në ëndërr, në një nga ato ëndrra që dalin).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.