Afërdita Dreshaj reagon për skandalin me Agon Amigën: Është montazh!

Intervista - - JAVA VIP -

Sapo dëgjuam këtë lajm, gjëja e parë që na erdhi ndërmend nuk ishte i dashuri aktual i Afërditës por reagimi i Shpatit, që duket se vazhdon ta vuajë ndarjen e tyre. Për t’u futur në temë, “skandali” i fundit na vjen nga modelja e njohur Afërdita Dreshaj dhe reperi Agon Amiga. Ata të dy sapo kanë publikuar bashkëpunimin më të fundit në muzikë dhe skandali qëndron i fshehur pas këtij bashkëpunimi… Dy këngëtarët kanë shkëmbyer biseda intime me njëri-tjetrin duke tradhtuar në këtë mënyrë partnerët e tyre respektivë. Ju kujtojmë se Afërdita ka prej kohësh një lidhje me hokejistin çek Jakub Kindl, krah të cilit dukej se kishte gjetur lumturinë, ndërsa Agoni ishte i martuar, por ndarja e tij u publikua ditë më parë. Të ketë qenë Afërdita arsyeja e kësaj ndarjeje? Duket se po, sepse vetëm para pak ditësh është publikuar një bisedë e bërë mes Afërditës dhe Agonit në VVhatsApp. Modelja i ka kërkuar Agonit të takohet me të duke përmendur Tiranën si destinacionin për vendtakimin e radhës. Kjo bisedë vërteton tradhtinë e këtyre dy personazheve publikë. Duke parë edhe lidhjet e kaluara të Afërditës, besojmë se ajo e ka të vështirë t’u qëndrojë besnike partnerëve të saj. Ajo ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke u shprehur shumë e indinjuar dhe duke sqaruar se e gjithë biseda e publikuar është një montazh i bërë për t’i prishur asaj imazhin. Në foto mund të lexoni se çfarë thotë ajo. Duke qenë se Agoni është tashmë i ndarë, të gjithë presin reagimin e të dashurit çek të Afërditës. “Zhurmën” duket se e ka shkaktuar as më shumë e as më pak sesa vetë ish-gruaja e Agonit, e cila tashmë ka rënë pre e kërcënimit nga Agoni dhe Afërdita. Burimi i parë kosovar që publikoi bisedën intime të dy këngëtarëve, edhe pse u sulmua shumë me pretendimin se e kishte montuar bisedën e bërë ndërmjet tyre, është shprehur se kjo bisedë është e publikuar me fakte dhe nuk është aspak e montuar sepse është siguruar nga ish-bashkëshortja e Agonit. Pas publikimit të mesazheve, këta dy të fundit u shprehën se do ta çonin çështjen në gjykatë, por ky burim ka filluar të publikojë përsëri foto të bisedave të zhvendosura këtë herë në viber, ku del që Afërdita dhe Agoni kërcënojnë Egzonën.

Që Shkodra është djepi i artit dhe i kulturës, nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Kjo është vërtetuar nga talentet që ka nxjerrë dhe që kanë lënë gjurmë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.