MUSTAFA KRIVCA, një këngëtar trendi dhe tradicional

Intervista - - JAVA VIP -

Mustafa Krivca është djaloshi nga Dibra e Madhe që pasionin e tij për muzikën e ka kthyer tashmë në profesion. E ka dashur këngën qëkur ka qenë fëmijë dhe vetëm para tre vjetësh, i është dhënë mundësia që të këndojë për një publik të vërtetë. Për djaloshin Mustafa, muzika është ushqim për shpirtin dhe ai që do të finalizonte punën e tij disa vjeçare është një klip që ai e ka në plan ta bëjë shumë shpejt. Këndon muzikë popullore sepse aty e ndjen veten më të lidhur me publikun dhe ndihet shumë mirë kur është i pranishëm në gëzimet familjare dhe duartrokitet aty. Edhe pse i ri në moshë, gjë që te të rinjtë e tjerë nuk është ndonjë preferencë e madhe të kënduarit e muzikës popullore, Mustafai e këndon, madje pohon se është muzika e shpirtit të tij. Ne shpresojmë që ta kemi të pranishëm edhe në Shqipëri, duke qenë se është vetëm pak larg nesh, për të dëgjuar dhe kërcyer me muzikën që këndon Mustafai. Ai dëshiron që zëri i tij të dëgjohet kudo ku ka shqiptarë dhe prandaj ke menduar që këngën e tij të parë, ta shoqërojë me një klip, ku të bien në sy motivet dhe tradita shqiptare, motive këto që nxjerrin në pah talentin e tij dhe më shumë. Suksese pa fund dhe sa më shumë këngëtarë të tillë, që duan muzikën popullore, forklorin shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.