Një yll me emrin Mirelë Jakaj...

Intervista - - JAVA VIP -

kudo ku kanë shkelur. Një nga këto talente është edhe bukuroshja Mirelë Jakaj, një këngëtare e re në moshë, por jo në muzikë. Ajo ka lindur dhe është rritur në Shkodër ku është marrë me muzikë qëkur ishte në bangat e shkollës. E dashuruar pas muzikës dhe e vendosur për të qenë pjesë e saj, ajo ka marrë pjesë në shumë evente muzikore në Shkodër e Lezhë, duke nxjerrë çdo herë e më shumë në pah dashurinë e saj për muzikën. Nuk ka lënë pa realizuar edhe disa këngë audio, ndërsa për t’u prezantuar për publikun me një klip tërësisht të sajin ajo ka zgjedhur sezonin e verës, një sezon plot risi për muzikën. Mirela vjen me klipin e saj të parë, por jo të fundit, madje siç na premton ajo vetë, do të ketë shumë të tillë, që do paraprihen nga një turne që ajo do ta nisë shumë shpejt jashtë Shqipërisë, turne ky i mundësuar nga producentët e saj që siç duket, do ta çojnë bukuroshen shkodrane drejt suksesit të garantuar. Duke i uruar shumë suksese, ne presim me padurim këto ditë edhe lançimin e klipit të saj, klipin e një “ylli” të sapozbuluar, me emrin Mirelë Jakaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.