Elvana paralajmëron albumin

Intervista - - JAVA VIP -

Hashatget #SiElvana që këngëtarja Elvana Gjata ka përdorur aq shumë këtë periudhë nëpër rrjetet sociale, shoqëruar me postime (video dhe foto) të saj, e kanë një arsye. “Si Elvana” do të ketë titullin albumi i radhës që këngëtarja pritet të nxjerrë shumë shpejt. Vetë Elvana nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë për kohën e publikimit të albumit apo se çfarë do të përmbajë ai. Ajo është shprehur e kënaqur që vajzat e ndjekin si model në çdo imtësi, siç është edhe kënga e fundit “Love me” ku vajzat i sheh me pikën e kuqe në ballë, ashtu si Elvana. Edhe pse këngëtares nuk i mungojnë mundësitë për të realizuar një klip të shtrenjtë, ajo ka zgjedhur vetë që klipin e fundit ta xhirojë me celular dhe në qytetin e Prizrenit, për të treguar këtë pjesë të trojeve shqiptare. Dhe e dini sa i ka kushtuar klipi Elvanës? Vetëm 45 euro. Ndërkohë, nga fansat, pritet publikimi i albumit të ri të këngëtares i cili po punohet në studion e “Threedots” dhe me bashkëpunëtorin e saj të përhershëm, Flori Mumajesin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.