Noizy do të martohet?

Intervista - - JAVA VIP -

Ende nuk jemi të sigurtë për vërtetësinë e këtij lajmi duke qenë se reperi shpesh është përfolur për lidhje me vajza, por këto fjalë na vijnë nga persona të afërt me reperin, të cilët thonë se ai e ka gjetur vajzën me të cilën do të martohet. Vajza nuk jeton në Shqipëri dhe është shumë e pasur. Kjo pjesa e fundit nuk besojmë se i intereson shumë Noizyt, por ndoshta reperi më në fund ka rënë në dashuri me vajzën të cilën e mban misterioze dhe larg kureshtjes së mediave. Ne jemi me atë shprehjen “ku ka zë nuk është pa gjë” dhe nëse ky lajm është 100% i vërtetë, po presim që Noizy ta bëjë publike dhe ta urojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.