Qëndrojini sa më larg këtij ishulli!

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Turistë në një plazh të bukur? Pjesëmarrës të një realitet-shou televiziv? Jo, asgjë nga këto! Në fakt, bëhet fjalë për pjesëtarët e një fisi indigjenësh jo shumë mikpritës ndaj të huajve. Jemi në gjirin e Bengalit, në lindje të Indisë, në ishullin North Sentinel, që bën pjesë në arkipelagun e Andamanit. Atje jeton një fis indigjenësh që mban kontakte shumë të kufizuara me të huajt.

Në të vërtetë, të gjithë ata që janë përpjekur të eksplorojnë ishullin janë sulmuar, apo vrarë. Në vitin 2006, një anije kishte ndalu- ar në breg dhe dy pasagjerët e saj u vranë menjëherë. Një pilot helikopteri u afrua atëherë duke u përpjekur të merrte trupat, por armiqësia që hasi e detyroi të kthehej mbrapsht. Sot, situata është e tillë sa qeveria indiane ka caktuar një perimetër largësie prej 5 km, për të evituar dhunën në të ardhmen. Në fakt, qeveria indiane nuk ka asnjë qëllim të ndërhyjë në jetën e këtyre indigjenëve.

Ky ishull, me madhësi sa Manhatani, ka një popullsi 50-400 banorë (e vështirë të bësh një vlerësim të saktë, për shkak të bimësisë së dendur) dhe kjo, që prej 60 mijë vjetësh. Ky është një nga qytetërimet e fundit me të vërtetë të egra të botës...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.