Më afër me Vjollcën

Intervista - - MUZIKE -

Fabjola Kuburi: - Nëse unë them Vjollca Haci, çfarë duhet të na shkojë nëpër mend, mua dhe lexuesve të gazetës sonë?

Vjollca Haci: - Unë jam bijë nga Mirdita, jam e martuar, kam një vajzë që quhet Fjorda, jam e dashuruar me muzikën e mirëfilltë, me muzikën që dëgjohet, ndihet dhe përjetohet.

- Ti jeton dhe punon jashtë, por ndërkohë, vjen edhe në Shqipëri. Si është jetesa në ecejake?

- Të them të vërtetën, është pak e lodhshme të merresh me punë dhe aktivitete të vazhdueshme, por në mesin e familjes, gjithçka merr kuptim të bukur.

- A mendon se muzika në Shqipëri ka gjetur bazën e duhur apo është ngatërruar shumë?

- Të them të drejtën është ngatërruar, por unë jam e fokusuar të popullorja. E kam më për zemër, është më e dashur për mua.

- Me çfarë tjetër je e lidhur, përveç muzikës?

- Pika ime e dobët është kuzhina. Gatimi më jep kënaqësi, është art më vete.

- A është muzika e gjithë jeta e Vjollcës apo studimet i ke bërë në tjetër fushë?

- Jo, kam mbaruar të mesmen e përgjithshme. Muzika ka qenë një pasion fëmijërie që e plotësova me kalimin e kohës dhe jam e kënaqur nga kjo që kam arritur deri tani.

- Si kanë qenë hapat e tu të parë në muzikë?

- Kam nisur të këndoj folklor që në moshë të re, pastaj me një pjesë të “Grupit të Burrave” të Mirditës dhe kolegen time Valentina Pulaj, që i përshëndes të gjithë, nisëm rrugëtimin tonë në muzikë në trevat e shqiptarëve në Maqedoni pastaj në Zvicër e në shumë vende të tjera.

- Sapo ke hedhur në treg klipin tënd më të ri, me titull “Mall për familjen”. Çfarë mund të na tregosh rreth tij? Kush bashkëpunoi në realizimin e këngës e klipit dhe si

janë pritshmëritë për sukses?

- “Mall për familjen” është një këngë që unë e dua shumë. Në realizimin e saj kam bashkëpunuar me zotin Rifat Maxhuni, i cili ka bërë tekstin

- Sipas teje, ekziston lumturia absolute?

- Jo, nuk ekziston.

- Çfarë nuk do ta kishe falur kurrë?

- Tradhtinë, e çfarëdo lloji qoftë ajo.

- Bën punë shtëpie? Çfarë nuk di të bësh nga punët e shtëpisë?

- Bëj që çke me të! Të thashë që e dashuroj kuzhinën dhe më pëlqen të gatuaj gjithçka.

- Për çfarë ke nevojë tani?

- Për një pushim të vogël.

- Cilat gabime nuk toleron?

- Ato me vetëdije, sepse njerëz jemi, edhe gabojmë, po kur bëhen me vetëdije, nuk tolerohen.

- Ç’ndjesi të jep një ditë me diell?

- Dielli më sjell një kënaqësi të jashtëzakonshme që reflektohet edhe tek unë.

- Po një ditë me shi?

- Shiu më demoralizon, nuk e kam shumë qejf.

- Çfarë ta kujton gjithmonë fëmijërinë?

- Ma kujtojnë poezitë që na shkruante babi në atë kohë, ndjesë pastë dhe ne i recitonim me motrën, Blertën.

- Kujt ke patur dëshirë t’i ngjash kur ke qenë e vogël?

- Mamit. Realisht, u ngjaj shumë të dy prindërve. Ata kanë qenë të përkryer dhe shumë punëtorë me ne.

- Dashuria, ose vjen vetë, ose duhet ta kërkosh! Ti e ke gjetur dashurinë tënde, erdhi ajo te ti apo shkove ti tek ajo?

- Erdhi ajo tek unë dhe me një bukuri që vazhdoi gjatë, që me ardhjen në jetë të vajzës, Fjordës.

- Xhelozia është gjë e mire apo e keqe?

- Është shumë e keqe, madje sëmundje mund ta quaja.

- Ku do ta shohim Vjollcën në të ardhmen?

- Shumë shpejt do të vij me diçka të re, shumë të bukur, por si gjithmonë, mbetem te popullorja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.