U dashurova në pleqëri...

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

(Vijon nga numri i kaluar)

Një ditë më erdhi të më takonte një djalë i ri. Ishte shumë i shqetësuar dhe më shihte sikur do të më mbyste. Nuk e njihja, por ai, pa pritur të prezantoheshim fare, më tha: - Bën sikur nuk më njeh? - Nuk bëj, por nuk ju njoh, djalosh.

- Po, djalosh jam dhe jo plak si ti! - tha ai shumë egërsisht.

- Ju lutem, mbani gojën dhe mos më flisni kështu! - e urdhërova më një ton zëri që mund ta pasonte ndonjë grindje.

- Nuk më njeh mua, por njeh të dashurën time. U zbute tani? Nuk e sheh në ç’moshë je dhe bën veprime të tilla?

- Më fal, po unë nuk të njoh as ty dhe as të dashurën tënde. - bëra sikur se menjëherë e kuptova se kush ishte.

- Nejse, nuk e kam problem për të. Doja vetëm të të thoja se nëse nuk më jep një shumë parash që të iki jashtë, unë do të shkoj t’i tregoj gjithçka gruas dhe fëmijëve të tu. Atëherë do ta shikosh ç’do të bëhet me reputacionin tënd...

- E ke gabim. Mos më ke ngatërruar me ndonjë tjetër? - vazhdova aktrimin unë, sepse doja pak kohë të mendohesha.

- Nuk kam kohë të merrem me ty. Nesër do të vij në të njëjtën orë dhe besoj se do të kesh diçka për të më dhënë. – tha këto fjalë dhe iku.

Nuk dija ç’të bëja. Megjithatë, nuk doja të shqetësoja të dashurën time e gjithashtu as të ma merrte vesh gruaja. Jo se nuk e doja të dashurën, por vetë mosha ime nuk më lejonte të ndahesha nga gruaja e të martohesha me të. I gjeta lekët dhe të nesërmen ia dhashë. Pra, bleva heshtjen e tij dhe lirinë time për të dashuruar atë femër ideale. Që nga ajo ditë, gjithçka shkon mirë...

Problemi qëndron se provoj një ndjenjë faji ndaj gruas sime. Sa herë që dal me të dashurën, kur vij në shtëpi, marr gruan dhe e nxjerr për t’i bërë qejfin. E di se kjo nuk do të thotë asgjë, por edhe mua më erdhi e papritur kjo dashuri për këtë vajzë të mrekullueshme.

Edhe ajo ndjehet keq dhe gjithmonë më thotë se po bëjmë një mëkat dhe vendosim ta provojmë të mos takohemi, por është e pamundur. Nuk e di fundin e kësaj dashurie, por për momentin më mbetet vetëm ta shijoj e të ruhem që të mos e marrin vesh njerëzit e familjes sime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.