PYESNI

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje zonjë! Më vjen shumë keq për këtë plagë që ke në zemër. Në raste të tilla duhet të jesh krenare për veten që kërkon ndihmë, sikur të lehtëson pak nga psikologjia dhe nga ana tjetër në njëfarë mënyre, edhe të keqen që ke. Për mendimin tim duhet të mbledhësh njerëzit e tu, njerëzit e burrit të gjithë së bashku me diskutu rreth problemit, është e pamundur pa gjetur një zgjidhje. Pastaj, duhet të interesohesh për shoqërinë që ka djali dhe të shkosh t’i takosh patjetër edhe prindërit e tyre, kushdo qofshin ata. Në qoftë se nuk japin rezultat këto gjëra, duhet të kërkosh ndihmën e policisë modemos, por pak të stërholluar, që të mos e kuptojë djali, se nuk i dihet reagimit të tij. Zoti të ndihmoftë, mos u mërzit, se në këtë botë çdo lidhje sigurisht që ka zgjidhje, të jesh e sigurt për këtë. Respekte. Petros Guri.

- Shkollë riedukimi?! Po qe se nuk e keni edukuar vetë ju, si mund ta bëjë shkolla veçse me dhunë? Mendoj se atje do mësojë gjëra të tjera të drejtimit që ka marrë dhe për më tepër, do t’ju urrejë në maksimum, madje pastaj do t’ju duhet ta keni edhe pak frikë. Mendoj se do mbajtur afër, do trajtuar si mik, si shok. Provojeni të silleni si mik me të, jo si prind. Viktor Strase.

- Në shkollë riedukimi është më e mira. Kur të dalë që atje, do t’ju falënderojë, se sot janë të gjithë adoleshentët si djali juaj dhe ai sheh e bën. Klodjana Klodi Tesulaj.

- E paç me jetë se hall më të madh s’ke sot se kur të del fëmija nga duart. Kontakto me një psikolog. Blerim Blerimi.

- Përshëndetje nënë e dashur! Kështu është kur i llastojmë fëmijët që të vegjël. Fëmija do shumë kujdes që i vogël, fëmija e merr që në vegjëli atë që do të mbjellë gjatë jetës. Në qoftë se ju i keni përdor të gjitha format që ai fëmijë të kthehet në rrugë të mbarë, nuk ka ngelur asgjë tjetër. Po të flas si nënë, se ndryshe kush nuk i ka provuar fëmijët akoma. Edhe unë jam shumë dakord që të dërgohet në shkollën e riedukimit sa më parë. Ta kesh me jetë, do Zoti të kthehet në rrugë të mbarë. Vera Jetmir.

- Je me të vërtet në hall të madh, s’ke ç’i ban, s’ka Zot ta kthejë në rrugë tjetër, kështu mendoj unë. Është shumë vonë për t’u kthyer në rrugë të mbarë. Kristi Hoxha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.