Kemi konflikt prone. Çfarë rruge ligjore të ndjekim?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant në Itali i datëlindjes 1951. Banoj prej 15 vjetësh në Bari të Italisë. Në Shqipëri kam një vjetërsi pune me kontribute prej 14 vitesh, ndërsa në Itali më bëhen rreth 5 vite gjithsej, mbasi në të shumtën e rasteve kam punuar në të zezë. Dua të di, a përfitoj ndonjë të ardhur si në Shqipëri, edhe në Itali dhe si duhet të veproj?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: - I nderuar letërshkrues, së pari në Shqipëri, për t’u përfshirë në kushte pensioni, bazuar në nenin nr.16 të Ligjit 104/2014, thuhet: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Pra, bazuar në këtë ligj, duhet të keni domosdoshmërisht jo më pak se 15 vite të siguruara, ndërsa mosha për burrat, bazuar në datëlindjen që deklaroni, do të jetë 65 vjeç. Duke qenë se nuk plotësoni vjetërsinë e nevojshme prej 15 vitesh, mund ta kompletoni këtë vjetërsi nëpërmjet sigurimit vullnetar, duke u siguruar për periudhat e pambuluara. Aktualisht, shuma mujore për t’u siguruar në skemën e sigurimit vullnetar është 4752 lekë në muaj, ndërsa ajo vjetore është 57 024 lekë. Por, në rast se mund të paguani paradhënie, do të keni reduktim të pagesës, 6 për qind për pagesën vjetore, 3 për qind për pagesën 3 mujore dhe 1.5 për qind për pagesën 3 mujore. Sigurimi vullnetar bëhet pranë Agjencive të Sigurimeve Shoqërore dhe nuk kërkohen kushte apo kërkesa si në Itali. Mjafton një mjet identifikimi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për periudhën që dëshironi të siguroni.

- Përsa u përket të ardhurave të mundshme në Itali, duke qenë se nuk plotësoni kushtet për pension pleqërie për të cilin do të duheshin jo më pak se 20 vite me kontribute, nisur nga periudha e gjatë që jeni rezident në Itali, mundësia më e shpe- jtë është përfitimi i Pagesës Sociale. Pagesa sociale është një përfitim ekonomik që jepet sipas aplikimit të bërë në favor të qytetarëve në gjendje ekonomike jo të favorshme, me të ardhura jo më të mëdha se kufiri i përcaktuar vjetor nga ligji. Kjo pagesë ka zëvendësuar Pensionin Social. E drejta për këtë përfitim përcaktohet në bazë të të ardhurave personale për qytetarët e pamartuar, në bazë të të ardhurave totale dhe me atë të bashkëshortit për qytetarët e martuar. Pagesa sociale jepet me karakter të përkohshëm dhe verifikimi i të ardhurave dhe banimi i përfituesit, konfirmohen çdo vit. Kjo pagesë nuk shërben për familjarët mbas humbjes së jetës të mbajtësit dhe nuk jepet jashtë vendit. Qëndrimi jashtë shtetit i titullarit mbajtës të kësaj pagese me një kohëzgjatje më shumë se 30 ditësh, sjell pezullimin e pagesës. Duhet patur parasysh se një vit pas pezullimit, përfitimi anullohet. INPS, me qarkore nr. 1, të datës 9 janar 2015, njoftoi se shuma vjetore e pagesës sociale është rivlerësuar për 2015. Shuma e re është e barabartë me 5,830.63 • në vit (448,51 • në muaj për 13 muaj). Shuma e pagesës sociale është thelbësore për shtetasit e huaj, sepse ajo përcakton parametrat e të ardhurave minimale (minimumin jetik) të parashikuar në kërkesat për bashkim familjar apo leje qëndrimi për banorët me leje qëndrimi afatgjatë në BE.

- Pagesa sociale rivlerësohet çdo vit me koeficientin e inflacionit dhe si rezultat i rivlerësimit nga ISTAT (Instituti i Statistikave Italiane) për vitin 2015 mbi pensionet minimale dhe pagesa sociale, do të jetë më i lartë 0 0.3 %, që nga 1 janari 2015. Vlen të theksohet se mosha e përfitimit ka ardhur duke u rritur krahasuar me vitet e mëparshme. Aktualisht, këtë vit, ky përfitim jepet për personat që kanë plotësuar 65 vjet dhe 3 muaj deri më 31.12.2015. Në vitet 2016 dhe 2017, mosha për përfitimin e Pagesës Sociale do të jetë deri në 65 vjeç e 7 muaj, ndërsa në 2018 dhe të bëhet 66 vjeç e 7 muaj. Sipas legjislacionit italian, për të përfituar Pagesën për vitin 2015, është e domosdoshme të plotësohen këto kërkesa: mosha 65 vite e 3 muaj, statusi në nevojë ekonomike, shtetësia italiane për qytetarët e huaj anëtarë të BE, të jenë regjistruar në komunën e zonës së banimit. Për qytetarët jashtëkomunitarë të pajisur me leje qëndrimi në BE për qëndrim për një kohë të gjatë (ish karta e qëndrimit), banim efektiv të qëndrueshëm, që të ketë vazhduar jo më pak se 10 vite në territorin shtetëror italian. Kanë të drejtë për këtë pagesë në masë të plotë; personat e pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur, personat e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se shuma vjetore e kësaj pagese. Kanë të drejtë për këtë pagesë në masë të reduktuar: personat e pamartuar që kanë një të ardhur më të vogël se shuma vjetore e kësaj pagese, personat e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se dyfishi i shumës vjetore të kësaj pagese. Në këtë kuptim, në rast se një çift të martuarish kanë të ardhura më të vogla se 897.04 euro dhe plotësojnë kushtet e mësipërme, kjo shumë i kompesohet për diferencën që marrin më pak.

- Por në rast se ju do të keni të ardhura në Shqipëri, pensione direkte jashtë Italisë, apo të ardhura të tjera, pagesa sociale do të reduktohet për këto shuma (përfshihen të gjitha llojet e pensioneve të marra në Shqipëri). Pagesa Sociale në Itali, është plotësisht e lidhur me rezidencën dhe qëndrimin brenda shtetit italian. Kjo do të thotë se në rast se largoheni nga Italia, automatikisht humb e drejta për ta përfituar pagesën. Tjetër mundësi është, që kur

- I dashur zoti avokat, kam një pyetje për të cilën do të më ndihmonit shumë me një përgjigje. Gjyshja dhe halla ime kanë banuar në fshat, në një shtëpi përdhese, pronë kjo shtetërore deri nga vitet ’90. Më pas, ato e privatizuan shtëpinë. Ka rreth 3 vjet që pronarët kanë marrë tokën që u takon dhe që është përreth shtëpisë. Në këto kushte, shtëpia e tyre ndodhet e rrethuar tërësisht nga toka e pronarëve. Ato kanë të privatizuar vetëm shtëpinë dhe nuk kanë as oborr dhe as rrugë kalimi për t’u lidhur me rrugën kryesore. Për sqarim, po ju them se toka ku është ndërtuar shtëpia është parcelë më vete, pra, nuk është pronë e pronarëve. Pronarët nuk dëshirojnë që ato të kalojnë në pronën e tyre si dhe nuk duan që të kenë asnjë metër oborr. Ata e arsyetojnë këtë me faktin që toka është e tyrja dhe nuk ka përse të shfrytëzohet asnjë metër katror as si

të plotësoni moshën 70 vjeç e 3 muaj (kjo mund të ndryshojë në vitet e mëpastajme), mund të aplikoni për pension italian, vetëm në rast se jeni regjistruar pranë INPS dhe keni paguar kontribute mbas datës 01.01.1996 dhe keni një vjetërsi kontributive jo më pak se 5 vite. Ky pension do të jetë më i lartë se pagesa sociale dhe nuk do të ishte i varur nga rezidenca, ashtu sikurse është pagesa sociale. Theksojmë se shërbimi në zyrat e Patronatit INAS CISL, që ka shtrirje në çdo zonë të Italisë shërbimi ofrohet falas, pa asnjë pagesë. Sidoqoftë, për sqarime dhe ndihmë konkrete mund të drejtoheni pranë zyrës sonë me adresë: Patronato INAS CISL ALBANIA, Rruga “Andon Zako Çajupi” Pallati nr.7 kati i parë. Tel. 00355244531748; Cel. 00355665708074; E– mail albania@inas.it; n.balluku@inas.it b.aliaj@inas.it. Të gjitha shërbimet tona ofrohen pa asnjë pagesë. Ju falënderoj për besimin.

Av. Drn. Alban Duraj

oborr dhe as si rrugë kalimi nga njerëz të cilëve nuk u përket. Cila është zgjidhja ligjore në këtë rast?

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@ durajlavv. com, Tel. ++ 35544532512: - Përshëndetje i nderuar zotëri. Përsa i përket problemit tuaj, mund t’ju sqaroj se Kodi Civil i ka përcaktuar shumë qartë këto raste, si më poshtë:

- Pronari që nuk ka dalje në rrugën publike dhe nuk mund ta sigurojë atë përveçse me shpenzime të mëdha e me vështirësi, ka të drejtë të ketë rrugë kalimi nga toka fqinje, për përdorimin e përshtatshëm të pronës së vet. Kalimi duhet të përbëjë rrugën më të shkurtër për në rrugën publike dhe me më pak dëme për pronën shërbyese. Kjo dispozitë zbatohet edhe kur pronari, që i është njohur e drejta e kalimit në pronën e tjetrit, kërkon zgjerimin e arsyeshëm të rrugë-kalimit për mjete, duke përfshirë edhe kalimin e mjeteve mekanike.

- Pronari duhet ta lejojë fqinjin të hyjë e të kalojë në tokën e tij sa herë ka nevojë të ndërtojë ose të ndreqë një mur apo një vepër tjetër. Ai duhet të lejojë personin që të kërkojë e të marrë gjënë e gjallë e çdo send tjetër të tij, që ndodhen aty rastësisht ose si rrjedhim i erës, ujit, orteqeve dhe forcave të tjera madhore, ndodhen në tokën e tij apo janë bashkuar me sende të tij. Pronari mund të mos lejojë hyrjen kur merr përsipër të dorëzojë vetë sendin e ndodhur në tokën e tij. Kur është rasti, pronari i tokës shpërblehet për dëmin e shkaktuar. Personi që do të kalojë në tokën e tjetrit, duhet të paguajë vleftën e tokës që zihet, pa zbritur tatimet e barrët e tjera që lidhen me tokën, si dhe shpërblimin për dëmin që shkaktohet duke përfshirë edhe dëmin që vjen nga ndërprerja e tokës, nga mospërdorimi i saj, nga depozitimi i lëndëve të nxjerra e hedhja e mbeturinave. Pronari i tokës shërbyese ka të drejtë të largojë këto të fundit dhe ta përdorë sipërfaqen e tokës, por gjithnjë pa dëmtuar ushtrimin normal të servitutit.

- Pra, halla dhe gjyshja juaj duhet të citojnë paragrafët e mësipërm të Kodit Civil dhe t’i bëjnë me dije se nuk është në kundërshtim me ligjin veprimi i fqinjit për të bllokuar rrugën e kalimit të tyre. Në rast se nuk do të gjejë zgjidhje me marrëveshje, atëherë duhet t’i drejtohet gjykatës për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Jeni i mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj” për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje me ndërmjetësim ose në rrugë gjyqësore!

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tiranë

044532512; www.durajlaw.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.