Kam frikë ta përdor viagrën

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një 34 vjeçar i martuar. Dua t’ju bëj një pyetje: Kam një problem që më shqetëson prej kohësh. Kur më ngrihet dhe jam i gatshëm për marrëdhënie seksuale, sapo i afrohem vaginës më del sperma, që do të thotë se pësoj orgazëm të parakohshme. Pas kësaj, përsëri nuk mund të kryej marrëdhënie siç kam dëshirë. Kam përdorur kamagra pa këshillën e mjekut. Herën e parë ka qenë shumë mirë, por herë të tjera, jo. Herë të tjera ka ndodhur që edhe hundët më janë bllokuar. Viagrën nuk më shkon mendja ta përdor për shkak se kam lexuar që në shumë raste, viagra ka qenë edhe vrasëse, që do të thotë se njerëzit kanë vdekur nga përdorimi i saj. Thjesht dua ta di nga ju, a bën të përdor lidokainë 2 % apo ndonjë preparat tjetër apo çfarë preparati do të më kishit këshilluar ju dhe si ta përdor? Faleminderit për mirëkuptimin.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: - Ejakulacioni i parakohshëm është një nga çrregullimet me përqindje shumë të lartë. Pothuajse gati 30 % e meshkujve e kanë një shqetësim të tillë. Në këto raste, arritja e orgazmës shpejt te mashkulli bën që eksitimin seksual ta lërë përgjysëm dhe t’i krijojë shqetësime të tilla si: dhimbje barku, dhimbje koke, mërziti, humbje besimi karshi partneres etj. Nga ana e tij, mashkulli e ndjen veten keq dhe fillon të mos ketë besim, e ndjen veten të zhvlerësuar para partneres duke mos e konsideruar veten burrë dhe i shkon mendja se partnerja mund ta tradhtojë për arsye se ai nuk është në gjendje ta bëjë që ajo të arrijë në orgazëm, pra, i duket vetja i dobët nga ana seksuale para saj.

- Shkaqet mund të jenë psikogjene organike, patologji të ndryshme të prostatës dhe vezikula seminale. Kamagra që ju keni përdorur, në vetvete, nuk është gjë tjetër veçse sinonim i viagrës dhe duhet marrë me këshillën e mjekut, se vërtet ka patur pasojë fatale për dikë që e ka marrë atë pa rekomandim. Për mjekimin e ejakulacionit të parakohshëm me shumë efekt është një preparat i ri që quhet Dapoksitina, preparat ky që ka patur efekte shumë të mira te pacientët tanë. Edhe lidokaina në formë pomade mund të ketë efekt, por e gjitha kjo merret pasi jeni vizituar drejtpërsëdrejti me mjekun androlog.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.