Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Fëmija pyet të atin: - Babi, kush ma ka dhënë mua inteligjencën?

- Me siguri mami, se unë e kam akoma timen...

Një anije turistësh po mbytej në oqean. Komandanti urdhëron të hidhen të gjithë në ujë, por askush nuk luan nga vendi. Atëhere i jep urdhër një marinari t'i bindë pasagjerët të hidhen në ujë. Pas dy minutash, asnjë nga pasagjerët nuk ka mbetur në anije. I habitur, komandanti e pyet se si arriti t'i bindte aq shpejt.

- Po ja, - thotë marinari, - italianëve u thashë se ishte e ndaluar të hidheshin në ujë dhe ata u hodhën menjëherë, francezëve u thashë se është në modë të hidhesh në ujë, kurse gjermanëve u thashë se ky ishte një urdhër.

- Po amerikanët, si i binde?

- Ah, atyre u thashë se për këtë, paguanin siguracionet!

Një fëmijë po kalon duke mbajtur në krahë një qenush shumë të bukur. Një grua, e mahnitur nga qenushi, e pyet: - A të kafshon qeni yt? - Jo, - thotë djali. Atëhere gruaja i afrohet qenit për ta përkëdhelur, por ai e kafshon. E inatosur, gruaja i kthehet djalit: - Po ti më the se nuk kafshonte!

- Ju thashë të vërtetën zonjë, qeni im nuk kafshon. Ky është qeni i komshiut...

Një burrë del i trishtuar nga spitali, kur një bandit i maskuar dhe me një pistoletë në dorë, e kërcënon: - Jetën ose kuletën! - Ah, - thotë burri, - s'mu ndanë këta mjekët sot...

Dy shokë takohen në parkingun e supermarketit.

- Ç'kemi Beni, si ia kalon? E jotja është kjo makina e bukur? - Epo... edhe po, edhe jo... - E ç'do të thotë kjo? - Do të thotë se, kur duhet shkuar për pazar, është e gruas, kur duhet dalë për qejf është e vajzës, kur duhet shkuar në stadium është e djalit. E imja bëhet vetëm kur mbetet pa benzinë...

Një fizikan, një biolog detar dhe një kimist futen me varkë në det për çështje studimi. Biologu hidhet në ujë për të studiuar nga afër faunën e zonës. Pas pak, hidhet edhe fizikani, për të studiuar efektet e rrymave detare në thellësi. Pas disa orësh, kur shikon se asnjëri nga kolegët nuk po del nga uji, kimisti shkruan në bllokun e tij, konkluzionet e studimit të asaj dite: "Fizikanët dhe biologët treten në ujin e detit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.