Vesa & Big Basta, nga Salernoja drejt dasmës

Intervista - - FAQE 1 -

Lidhja dhe dashuria e tyre u duk sikur po i bashkon edhe më shumë dy vendet; Shqipëri dhe Kosovë. Dashuria e tyre e rrëzon atë shprehjen që “Njeriu dashuron vetëm njëherë në jetë” sepse Vesa dhe Big Basta duket se kanë patur një lidhje shumë solide që në fillimet e tyre dhe tani është moment që këtë lidhje ta finalizojnë tashmë me martesë…. Dy të rinjtë janë vetëm një muaj larg ditës së dasmës. Që tani, Vesa ka filluar të mendojë seriozisht për një ndër ditët më të lumtura të saj. Vetëm pak ditë më parë, Big Basta dhe Vesa Luma kanë shpallur ditën e martesës së tyre që është 12 shtator. Vesa i ka nisur përgatitjet sipas traditës, duke nisur që nga këpucët, për të cilat ka vetëm një preferencë, firmën Louboutin. Të paktën kështu është shprehur ajo vetë ndërsa thotë: “Në dashuri me këto Louboutin”.Aktualisht, çifti është me pushime në Salento, Itali, ku me siguri po marrin energji për të vazhduar me përgatitjet e dasmës pasi të kthehen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.