5 arsye pse gratë i tradhtojnë burrat që duan

Në shoqërinë tonë moderne, burrat perceptohen si donzhuanë, por kjo nuk përjashton mundësinë që edhe një grua të tradhtojë burrin ose partnerin e saj. Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa arsye pse një grua do ta tradhtonte partnerin e tij. Ja, cilat janë 5

Intervista - - FAQE 1 -

1. Ajo ndjehet e nënvlerësuar, e lënë pas dore, ose e injoruar

Një grua që e ndjen veten më shumë si amvisë, kuzhiniere, ajo që sjell paratë në shtëpi, apo dado kalamajsh, sesa një grua apo e dashur, është më e prirur të kërkojë jashtë shtëpisë një partner që t’i sigurojë vëmendje dhe vlerësim për atë që është, sesa për funksionet që kryen.

2. Ajo ka nevojë për intimitet

Një grua, më shumë se një burrë, ndjehet e vlerësuar dhe e lidhur ngushtë me partnerin nëpërmjet ndërveprimit jo seksual emocional, si prekja, puthja, përkëdhelja, dhënia e dhuratave, kujtimi i përvjetorëve dhe komunikimi. Një grua që nuk i plotësohen nevojat e saj intime nga partneri, mund të kërkojë gjetkë, duke u munduar të plotësojë ato nevoja nëpërmjet një marrëdhënieje tjetër seksuale dhe romantike. Disa nga këto gra mund të fillojnë përdorimin e alkoolit, drogës, blerjet kompulsive, apo të ngrënit pa karar për të kompensuar boshllëkun që ndjejnë.

3. Ajo ndjehet e mërzitur dhe e vetmuar

Gratë që qëndrojnë për një kohë të gjatë në shtëpi vetëm, mbase për t’u kujdesur për fëmijët e vegjël, ose edhe kur fëmijët janë rritur dhe kanë ikur nga shtëpia, mund të ndjejnë se jetës së tyre i mungon kuptimi dhe mund të përdorin seksin e rastësishëm, ose edhe lidhje më të thella romantike, për të mbushur boshllëkun.

Gratë që kanë burra apo partnerë që mungojnë nga shtëpia për një kohë të gjatë, për shkak të punës (shërbim ushtarak, për shembull), gjithashtu mund të përdorin seksin dhe lidhjet për të mbushur një boshllëk që duket i papërballueshëm.

4. Ajo kurrë nuk ka ndjerë dashuri dhe vlerësim

Disa gra kanë pritshmëri jorealiste përsa i përket asaj që duhet t’u ofrojë partneri apo burri. Ato që ndjehen më shumë narciziste dhe që janë të papjekura emocionalisht, mund të presin nga tjetri që t’u plotësojë çdo dëshirë, sado e vogël të jetë dhe gjithashtu presin prej tij që t’u lexojë mendjen, për të mësuar se cilat janë këto nevoja. Kur partneri i tyre njerëzor dhe i papërkryer nuk i plotëson këto kërkesa ( të paplotësueshme), ato ndjehen të justifikuara për ta kërkuar këtë vëmendje gjetkë.

5. Ajo ka një çrregullim të intimitetit

Traumat e fëmijërisë së hershme dhe/ ose abuzimi seksual, shpesh i shtyn gratë (dhe burrat) në moshë të rritur të kenë probleme me seksin dhe/ose tradhtinë e vazhdueshme. Këto gra kërkojnë në mënyrë të përsëritur intensitetin emocional më shumë sesa intimitetin e lidhjes.

Gratë me trauma të fëmijërisë të pazgjidhura, si edhe ato me paqëndrueshmëri emocionale, mund të kërkojnë ndjenja te një lidhje romantike dhe/ose tek aktiviteti seksual me intensitet të lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.