KRISTINA DHE LUKU

Intervista - - MODE -

- Cili është detaji që i kushton më shumë rëndësi në lukun tënd?

- Buzët.

- Zakonisht, me ne femrat ndodh që edhe pse i kemi dollapet e mbushura me rroba, përsëri themi: “S’kam ç’të vesh”. Ndodh edhe me ty kështu?

- Patjetër që po. Më ndodh shpesh, madje… Kështu jemi ne femrat. (Buzëqesh)

- Kush të shoqëron zakonisht për shopping?

- Mami.

- Ka ndodhur që ai që të ka shoqëruar është lodhur aq shumë duke të pritur sa ka ikur dhe të ka lënë aty?

- Nuk e bën një gjë të tillë, jo. (Qesh)

- Ku ke shpenzuar më shumë koha duke bërë shopping?

- Kur kam qenë në Milano.

- Çfarë ke veshur tani?

- Fustan bojëqielli. (Buzëqesh)

- Hera e fundit që të ka ndodhur që veshja e dikujt tjetër të të jetë dukur më e bukur se e jotja?

- Jo, nuk më ndodh kjo.

- Produkti i bukurisë që nuk mungon kurrë në produktet e tua kozmetike?

- Rimeli është ai pa të cilin e kam pak të vështirë të bëj.

- Çfarë ke menduar të blesh këtë herë?

- Çfarë të më pëlqejë. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.