Vince Mc Cleeny: Revolt Klan, i zgjodha vetë!

Intervista - - MUZIKE -

Fabjola Kuburi: - Vins, si do t’u prezantoheshe atyre shqiptarëve që nuk të njohin? nga i gjithë globi.

- Po me Revolt Klan, si u lidhe? Si nisi bashkëpunimi juaj?

- Një natë, rastësisht, pashë një video të Revolt Klan në Youtube dhe më pëlqeu shumë stili i tyre. Menjëherë fillova të shikoja mundësitë e një bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar. Revolt Klan më duken shumë interesantë dhe të këndshëm. Mendoni... unë nuk e kuptoj gjuhën e tyre, por gjithsesi më duken shumë me stil dhe më pëlqen mënyra e tyre e interpretimit.

- A mund të na thuash se cili nga produktet e tua është më i suksesshmi?

- Mendoj se të gjitha këngët e mia kanë qenë në nivel të lartë dhe fansat e kanë treguar këtë me pëlqimin e tyre. Unë jap 100% të vetes kur prodhoj muzikë. Përpiqem gjithmonë të sjell diçka ndryshe, tinguj të rinj dhe kontributin tim. - E njihje Shqipërinë më parë? - Unë kam qenë në Shqipëri kur realizuam videon dhe vizitova disa vende shumë të bukura për pushime, pse jo, edhe për të jetuar. Shqipëria është e bukur. - Cila është shprehja jote e preferuar? - Let’s burn this place… (Le ta djegim vendin me muzikë...) - Çfarë është familja për ty? - Dashuri dhe respekt. Përjetë! - Çfarë mendon se ditë pas dite do shkojë më mirë?

- Mendoj se një ditë gjithçka do të jetë më mirë për mua e familjen time dhe për botën, sigurisht. - Beson te shpirti binjak? - Besoj te shpirti binjak për mua dhe për çdo njeri në botë. Ti mund të zgjedhësh të jesh vetëm, por mos harro që bota do të duket një vend i shkretë në atë mënyrë.

- Çfarë kanë të përbashkët me ty festat, femrat, akooli dhe paraja?

- Është atmosfera normale e pa stres për mua. (Qesh) - A ka një dashuri në jetën e Vinsit?

Po, jam i fejuar prej 5 vjetësh. Ndihemi mrekullisht mirë bashkë.

- Mendon se duan më shumë femrat apo meshkujt?

Të dy mund të duan. - Cili është hapi i radhës për ty në muzikë?

- Të bëhem numri 1 në botë, jo vetëm në një vend. - Në fund, a ke diçka për të shtuar? - Dua t’ju falëndëroj për këtë intervistë dhe shpresoj që fansat të vazhdojnë të më mbështesin kudo ku janë nëpër botë. Një bigup për Revolt Klan që pranuan të bënim këtë bashkëpunim dhe më prezantuan edhe në Shqipërinë tuaj.

-

-

Vince Mc Cleeny: - Jam një reper amerikan nga Filadelfia, me mendje shumë të hapur për muzikën. Punoj në vende të ndryshme të botës dhe bashkëpunoj me artistë të huaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.